VOAL – PARIS – Stan Wawrinka (ATP 9) e ka zotëruar derbin e krybardhëve në çerekfinalen e Roland Garros kundër Roger Federerit (2), duke iu imponuar nga filli deri në fund me 6-4 6-3 7-6 (7/4) in 2h12′. Romandi nuk e ka lënë të marrë frymë bashkëkombasin e tij, duke mbajtur gjithnjë në dorë fatet e lojës dhe e duke shtrtënguar mikun e tij në mbrojtje të dëshpëruar deri në çastin e dorëzimit. Për Stanimal bëhet fjalë për suksesin e tretë në 19 takime me King Rogerin.
Në setin e parë vodezi ka shpalosur veten fuqishëm duke kryer 20 shërbime me pikë dhe duke e çmobilizuar kundërshtarin e tij. Bazelsi është përpjekur të kundërpërgjigjet, por nuk ia ka arritur asnjëherë të përfitojë. Wawrinka mbeti soid, i saktë dhe konstant edhe në setin e dytë (100% të pikëve grumbulluar me shërbimin e parë!), duke ia rrëmbyer Federerit shanset në dy rastet e vetme që iu dhanë.
Në setin e tretë 17 herë fituesi i këtij Grande Slam është përpjekur të grumbullojë forca, por nuk ia ka dalë dot përballë kundërshtarit Wawrinka, i cili ka qenë i përkryer në këtë takim. sda
Komentet