voal.ch – Zvicrës sot i duhej të regjistronte vdekjen e fëmijës së parë nga Covid-19. Është një foshnjë e porsalindur nga kantoni Aargau që është infektuar me virusin jashtë vendit.
Stefan Kuster e bëri të njohur sot në paraqitjen e tij të parë publike si Mister Coronavirus të Konfederatës, si pasardhësi i Daniel Koch që doli në pension.
Autoritetet federale nuk dhanë detaje shtesë mbi vdekjen. Bebja e seksit mashkull u raportua nga Kinderspital në Zyrih. Hetimet po vazhdojnë.
Sipas asaj që u mësua nga SRF, foshnja do të kishte qenë pozitive nga koronavirus, por gjithashtu do të kishte një “sëmundje serioze neurologjike”, me siguri meningjit, siç konfirmohet nga zyra e mjekut kantonal në Aargau.
Gjatë konferencës për shtyp sot nga Zyra federale e Shëndetit Publik, të shërbimeve të Konfederatës, Stefan Kuster, përveç dy vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit, njoftoi edhe 32 raste të reja që e çojnë numrin e të infektuarve gjithsej në 30.828), duke u kujtuar qytetarëve të mos harrojë se virusi është gjithmonë midis nesh. Dhe nëse jemi dëshmitarë të një përmirësimi progresiv të situatës në spitale me një ulje të vazhdueshme të numrit të pacientëve dhe njerëzve që kanë nevojë për kujdes intensiv.
Ndërkohë dy fëmijë nga e njëjta familje (njëri që ndjek kopshtin e fëmijëve, tjetri në shkollë fillore) testuan pozitivisht në kantonin e Bazelit, ku duhej të karantinoheshin 70 persona./RSI.ch/EB
Komentet