Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç ka publikuar listën përfundimtare të përbërë nga 23 futbollistë. Behrami, Xhemajli, Granit Xhaka dhe Shaqiri janë 4 futbollistët me orgjinë shqiptare që janë përfshirë në këtë listë.

Jashtë ngeli Albian Ajeti, edhe pse zhvilloi një sezon fantastik ku shënoi 17 gola në 32 ndeshje duke u shpallur edhe kryegolashënues i Superligës Zviceriane. Gjithashtu edhe Mehmedi nuk u thirr pasi ka lënduar ligamentet.
Komentet