VOAL – BAZEL – Gjithçka është mirë, kur përfundon mirë, por drithërimat nuk harrohen, shkruan Voice of Albanians (voal.ch). Kur kishte ngrënë dy gola dhe shënohej minuta ’80’, Kombëtarja zvicerane ka shpalosur dhuntitë e saj dhe, falë përzgjedhjes së Petkovic, ndeshja është përmbysur në 14 minuta lojë, duke kaluar nga humbja në fitore dhe duke dehur publikun në Sent Jakob. Rezultati 3-2 ndaj Sllovenisë me golin e Stockerit dhe dygolëshin e Drmic, i afron përfundimisht kryqkuqët në Evropianin e Francës 2016, kur mungojnë vetëm tri takime për helvetikët deri në përfundim të fazës.
Të zotët e shtëpisë e filluan mirë takimin, me këmbë të mbarë. Në minutat e para Xhaka e orkestroi mirë maovrëm, duke gjetur sidomos në të djathtë Mehmedin e Lichtsteinerin, pika të rëndësishme referimi. Por goditjet më të rrezikshme nga Handanovic janë eklipsuar nga Klose dy herë. Në vijim ndeshja ka ulur ritmin dhe sllovenët dalëngadalë e kanë ndier veten komodë, duke shënuar 1-0 me kokë nga Cesar e pastaj me kundërsulim nga Novakovic që shfrytëzoi një top të humbur të Schär.
Ndërrimet që ka bërë Petkovic, sollën ndryshimin. Drmic ngushton rezultatin në 2-1 në minutën ’80’. E trimëruar, Kombëtarja ka kërkuar barazimin dhe e ka arritur me anë të Stocker (edhe ky zëvendësues. Në 6 minutat shtesë inercia ka bërë që zviceranët të mendojnë vetëm për fitoren. Dhe e kanë gjetur atë në ’94’ prapë me Drmic. sda/ats
Komentet