VOAL- Zvicra po përgatit një konferencë paqeje në Gjenevë për Ukrainën, sipas një artikulli të botuar në faqet e internetit Tamedia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’ia ketë bërë kërkesën të shtunën me telefon Ignazio Cassis. Takimi i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i planifikuar për të hënën dhe të martën në Gjenevë, ku pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të ishte rasti për themelimin e kësaj konference paqeje. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por vetëm me videokonferencë. Në Gjenevë do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres. Sa i përket Konferencës së Paqes, qëllimi imediat do të ishte arritja e një armëpushimi në Ukrainë. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme nuk e ka konfirmuar informacionin, si dhe nuk ka konfirmuar lajmet e orëve të fundit nëse Këshilli Federal planifikon të mblidhet në seancë speciale sot, të dielën ose të hënën për të diskutuar sanksionet kundër Rusisë, siç është raporti i faqeve Tamedia. rsi-eb
Komentet