VOAL – Zvicra, falë pozicionit të saj strategjik dhe shkallës së ulët të kontrolleve të policisë, është bërë pikëtakim i parapëlqyer për shërbimet e huaja inteligjente.
Këtë e vë në pah në një rubrikë të saj gazeta NZZ am Sonntag, duke saktësuar se, gjatë takimeve, shërbimet e huaja sekrete merren vesh për misione të reja me agjentët e vendeve të tjera, i paguajnë dhe marrin informacionet e kërkuara.
I vetëdijshëm për këtë situatë, Shërbimi për Aktivitetet Informative të Konfederatës (Nachrichtendienst des Bundes – NDB) ka ndërmarrë kundërmasa. Këto synojnë në zbulimin, ndalimin ose të paktën trazimin e këtyre aktiviteteve inteligjente në territorin zviceran, ka deklaruar për gazetën e të dielave një zëdhënës i NDB.
Komentet