Sipas ATS, 150,000 vetë tashmë e kanë shkarkuar këtë Aplikacion.
Po ashtu njoftohet se ka patur 52 të infektuar në orët e fundit – pra ka një rritje të rasteve!
Voal.ch – Nga mesnata e 25 qershorit, aplikacioni i ri SwissCovid është funksional: ai mund të shkarkohet nga Apple Store dhe Google Play Store.
Zvicra i pari vend në botë që ka vendosur këtë aplikacion në rrang konfederate për të identifikuar rastet e infektuara me Covid 19.
ky aplikacion ka synim mbrijtjen e popullësisë dhe mos përhapjen e virusit.
Sipas ATS, 150,000 vetë tashmë e kanë shkarkuar atë.
Në një konferencë shtypi sot në Bern, Zyra Federale e Shëndetit Publik theksoi rëndësinë e identifikimit të zinxhirëve të infeksionit, tani që ka një rritje të vogël të numrit të infeksioneve: në fakt, janë 52 të infektuar në orët e fundit.
Stefan Kuster, kreu i ri i Divizionit të Sëmundjeve Infektive të Zyrës Federale të Shëndetit Publik , në fillim komunikoi rastet e reja, duke vënë në dukje se pas 44 rasteve të konfirmuara dje, dhe 52 rasteve të reja të konfirmohet një prirje e lehtë në rritje. Për këtë arsye është thelbësore të ndërpriten zinxhirët e transmisionit, duke vazhduar të zbatohen masat higjienike dhe distanca hapësinore, por mbi të gjitha duke përdorur aplikacionin SwissCovid për telefonat mobil (Android / iPhone).
Gjithashtu Angela Schwab, nënkryetare e seksionit të Operacioneve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Popullsisë , duke iu referuar një hulumtimi të kryer ditët e fundit nënvizoi rëndësinë e aplikacionit. Sidomos nëse shikoni situatën në transportin publik duhet të kuptoni që është e domosdoshme të mos e ulni kujdesin për të mbrojtur veten: kompanitë kanë raportuar se nuk kanë asnjë vështirësi në zbatimin e masave të rekomanduara nga autoritetet, por përdoruesit, veçanërisht gjatë kohës së pikut, nuk janë gjithmonë të vëmendshëm . Nga të dhënat e siguruara del se në autobusë vetëm 5% e pasagjerëve në fakt kanë një maskë mbrojtëse, ndërsa në trena pjesa ndryshon midis 6 dhe 20%.
Aplikacioni, me anë të një njoftimi, paralajmëron për rrezikun e mundshëm shëndetësor të përdoruesve që e kanë shkarkuar atë në smartphone të tyre dhe që kanë qenë në afërsi të një personi të infektuar për një periudhë të caktuar kohore, me kusht që edhe ata e kishin instaluar më parë në telefonin e tij celular.
Kur ka një rast pozitiv, shërbimi mjekësor kantonal dërgon sinjal për personin e infektuar me të ashtuquajturin kodin Covid që të futet në aplikacion. Po ashtu, ky hap, është mirë të kujtohet, që është opsional. Nga ana e tyre, përdoruesit e tjerë të përfshirë do të marrin një tregues të ditës në të cilën u zhvillua kontakti, informacione që Zyra Federale e Shëndetit Publik i administron në një linjë këshillimi telefonike fala dhe ku jep rekomandime . /ats / joe.p./EB



Komentet