VOAL – Vladimir Petkoviç ka zgjedhur 23 lojtarë të cilët do të përfaqësojnë Zvicrën në miqësore kundër Greqisë (23 mars në Athinë) dhe Panamasë. Në listë bie në sy sidomos mungesa e Xherdan Shaqirit, prania e Valon Behramit dhe Mario Gavranoviqit, kthimi i Josip Drmic dhe thirrja e parë për Dimitri Oberlin.
Fantazisti i Stoke City nuk është trajnuar në javë për shkak të një lëndimi muskulor e një përdredhje në pulpë dhe i ka thënë përzgjedhësit se është si shumë i lodhur. Mungues për dëmtime janë Eren Derdiyok, Admir Mehmedi dhe Denis Zakaria. Skuadra do të mblidhet në 19 mars në Kloten dhe pasdite do të niset për në Greqi.
Përzgjedhja zicerane
Portierë: Roman Bürki (Borussia Dortmund), Marvin Hitz (Augsburg), Yann Sommer (Borussia Mönchengladbach).
Mbrojtës: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Johan Djourou (Antalyaspor), Nico Elvedi (Borussia Mönchengladbach), Michael Lang (Basilea), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Jacques-François Moubandje (Tolosa), Ricardo Rodriguez (Deportivo La Coruna).
Mesfushorë e sulmuest: Valon Behrami (Udinese), Josip Drmic (Borussia Mönchengladbach), Blerim Dzemaili (Bologna), Breel Embolo (Schalke), Gelson Fernandes (Eintracht Frankfurt), Fabian Frei (Basilea), Remo Freuler (Atalanta), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Dimitri Oberlin (Basilea), Haris Seferovic (Benfica), Granit Xhaka (Arsenal), Steven Zuber (Hoffenheim).
Komentet