Ilustrim
Policia në Bazel të Zvicrës e ka ndaluar mbajtjen e një proteste nga lëvizja gjermane anti-islamike, Pegida, me bazë në Zvicër si dhe një kundërprotestë të krahut të majtë.
Autoritetet e atjeshme e kanë marrë këtë vendim duke thënë se me mbajtjen e tyre, do të ketë shqetësime për sigurinë.
“Poicia kantonale e qytetit të Bazelit kanë vendosur t’i tërheqin autorizimet e dhëna për dy demonstratat e planifikuara për datën 3 shkurt në sheshin e qytetit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar.
Policia ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të pritjeve se në protesta mund të marrin pjesë grupe të prirura për dhunë.
Pegida është një lëvizje anti-islamike në Gjermani, e cila në shumë raste ka organizuar protesta kundër refugjatëve në Evropë.
Gjermania është vendi i parë në Evropë për nga numri i refugjatëve gjatë vitit 2015, rreth 1.1 milion. rel
Komentet