Voal.ch – Megjithë rënien e lehtë të pasurisë, Zvicra është ende në krye të të pasurve, sipas Credit Suisse Global Wealth Report. Pasuria për frymë për çdo zviceran të rritur për vitin 2018 ishte $530,240 (CHF527,707) krahasuar me $537,600 një vit më parë, pra zviceranët ende gëzojnë pasurinë mesatare më të lartë për të rriturit, sipas Raportit Global të Pasurisë Credit Suisse 2018. Shteti Alpin ende del në krye, pasuar nga Australia (411.060 dollarë) dhe Shtetet e Bashkuara ($ 403.970).
Matur në franga zvicerane, pasuria familjare u rrit 39% që nga viti 2000 (129% në dollarë, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangës zvicerane kundrejt dollarit). Mbi 60% e të rriturve zviceranë kanë pasuri me vlerë më shumë se 100,000 dollarë. 11% e banorëve zviceranë janë milionerë, 2,650 kualifikohen si individë me pasuri neto (mbi 50 milionë dollarë) dhe 980 kanë një vlerë neto më të madhe se 100 milionë dollarë.
Ndërsa sipas një raporti worldwealthreport.com raport në Zvicër ka rreth 500.000 milionerë, nga 8.4 milionë banorë, duke u renditur në vendin e katërt pas SHBA, Kinës dhe Japonisë. Sipas statistikave 1 në më pak se 20 banorë është milioner.
Sipas statistikave tendenca është në ngjitje falë forcimit edhe të frangut zviceran. Në vitin 2008 ka patur vetëm 185.000 milionerë, ndërsa sot gati 3 fish më shumë.
Ndërsa sipas CNN-IT në vitin 2018 Zvicra ka pasur 725.000 milionerë, ndërsa në vitin 2023 do të ketë rreth 1 milionë./burimi: swissinfo.ch/lenews.ch/cnn.com

Komentet