Mediat zviceriane të habitura që është lënë jashtë listës Berat Gjimshiti
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi është rreziku kryesor për Zvicrën në përballjen e 11 qershorit për ‘Euro 2016’.
Mediat zvicerane i kanë kushtuar hapësirë të veçantë listës së Shqipërisë për Kampionatin Europian, që u publikua të martën mbrëma, ndërsa theksojnë se lojtari më i rrezikshëm është sulmuesi Shkëlzen Gashi që më parë ka luajtur me Baselin, përcjell “Albeu.com”.
Mediat zviceriane po ashtu theksojnë se pesë futbollistë do të jenë nga Superliga e Zvicrës, derisa janë të habitura, që është lënë jashtë listës Berat Gjimshiti.

Komentet