VOAL- Zvicra do të ndajë 100 milionë franga për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit, siç dëshmohet nga një plan veprimi i miratuar nga Këshilli Federal të mërkurën. Kjo shumë ka për qëllim financimin e projekteve për restaurimin urgjent të infrastrukturës energjetike. Për momentin, 18 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për mbështetje për shkak të luftës. Ky numër mund të shkojë në 24 milionë me ardhjen e sezonit të ftohtë.
Ukraina, shqetësohet për dimrin e ardhshëm
Situata humanitare në Ukrainë është përkeqësuar më tej në javët e fundit, për shkak të sulmeve të synuara nga rusët në infrastrukturën energjetike, nga e cila më shumë se 30% është dëmtuar, dhe në sistemet e furnizimit. Përveç kësaj, në shumë lokacione, uji i pijshëm nuk është më i aksesueshëm dhe linjat e telekomunikacionit janë ndërprerë.
Në mënyrë të veçantë, Berna do të mbështesë kompanitë e energjisë ukrainase në blerjen e karburantit dhe shkëmbimin e pjesëve; do të kontribuojë në restaurimin e sistemeve të lidhjes së hekurudhës (për transportin e mallrave të rënda si gruri) dhe do të ndihmojë njerëzit në zonat më të prekura të përgatiten për dimër.
Për momentin flitet edhe për furnizim me mallra të tjera si gjeneratorë, pompa dhe impiante për trajtimin e ujit. Për të qenë në gjendje të zbatojë këto linja veprimi, Këshilli Federal synon t’i kërkojë Parlamentit një kredi shtesë prej 76 milionë frangash.rsi-eb
Komentet