Në janar 2024, me përurimin e restaurimit të sallës kinematografike të Lozanës, ndërtuar më 1928 dhe blerë nga shteti për ta përdorur nga Cinémathèque më 2010, Zvicra përmbyll festimet e 75 vjetorit të Kinotekës së saj, e para historikisht dhe një ndër më të rëndësishmet në botë.
Kinoteka Zvicerane ndodhet në fshatin vodez Penthaz. Aty ruhen dhe mirëmbahen 85 000 filma, 750 000 bobina, 210 000 kilometra shirita filmi. Institucioni ruan dhe promovon edhe manifeste, libra, skenarë, fotografi e kostume të kinematografisë botërore, siç është ai i Alienit drithërues krijuar nga zvicerani Hans Ruedi Giger, telekamera e projektorë të vjetër, si dhe instrumente të tjerë të vjetër të kinemasë. Në salla të veçanta zhvillohen veprimtari publike, në bashkëpunim me Festivalin Kinematografik të Lokarnos, me mysafirë të shquar nga vendi dhe nga bota.
Në shërbim të këtij misioni me përgjegjësi të jashtëzakonshme janë me qindra specialistë. Një ndër ta është Manon Fournier, i cili thekston se sfida e këtij institucioni është jo vetëm krijimi i hapësirave të bollshme e të përshtatshme, por edhe kategorizimi i tipave të filmave, zbulimi i dëmtimeve të mundshme të tyre, me një fjalë krijimi i mjediseve dhe kushteve sa më ideale për filmat.
Një sy fshatit Penthaz
Fshati Penthaz, 15 kilometra larg qytetit të Lozanës (daton si qendër banimi nga viti 1011), tashmë seli qendrore e Kinotekës Zvicerane, ka individualitetin e tij mjaft të lamrmishëm e piktoresk prej rreth 4 kilometrash katrorë, tri të katërtat e tij përdoren për qëllime bujqësore, ndërsa pjesa tjetër është ndërtime banesore, industriale, infrastrukture transporti, pyll, përrenj, lumenj dhe liqene. Vetëm një e pesta e popullsisë prej rreth 2 000 banorësh, janë të lindur këtu, të tjerët janë të ardhur nga zona të tjera të Zvicrës ose janë të huaj. Gjuhë e parë këtu është frëngjishtja, e dytë gjermanishtja, e tretë italishtja. Dhjetë vitet e fundit ka një shkallë rritje të ndjeshme të popullsisë falë emigrantëve, lindshmërisë së lartë dhe vdekshmërisë së ulët.
Lumi Venoge (Vënozh), 38 kilometër i gjatë, me një pellg 238 kilometra katrorë, në anën e majtë të të cilit ndodhet fshati, është degë e Lumit Rhône, buron nga Liqeni i Gjenevës. Ky lum ka frymëzuar poetin zviceran Jean Villard, i cili shkroi më 1954 poemën La Venoge, in 1954.
T’i shikosh nga jashtë lokalet e Penthazit, të cilët ngjajnë me bunkerët, mund të mendosh se arkivat janë të mbrojtur mirë edhe në rast katastrofe bërthamore.
Arkivi dhe Qendra e Kërkimit e Penthaz janë në ndërtesën e re të plotësuar më 2019, pas pothuaj 10 viteve punë. Mjediset e Kinotekës shtrihen në një sipërfaqe 53 100 metra katrorë, ku ndërtesat zënë 13 110 metra katrorë.
Një lindje e vështirë dhe një fat i lumtur
Ideja për të krijuar një “bankë të kinemasë” në Zvicër ka lindur më 1943, kur një grup kinemadashës dhe kinemadashësesh të pavarur themaluan “Arkivin Kinematografik Zviceran” me mbështetjen e Muzeut të Arteve të Bukura të Bazelit (Kunstmuseum Basel).
Frymëzuar nga Cinémathèque Française pioniere e vitit 1936, sapo një qeveri e së djathtës u largua nga pushteti në Bazel Qytet, grupi u transferua në Lozanë. Siç ka theksuar në një intervistë Freddy Buache, ndërkohë, themeluesit ishin të gjithë “krenarisht të majtë”. Në Lozanë kinoteka mori emrin Association Cinémathèque Suisse, përuruar zyrtarisht më 3 nëntor 1948.
Mbështetja e Konfederatës nuk ishte e menjëhershme. Fillimisht shoqata varej nga financimet lokale: kantoni Vaud (Vo) filloi ta mbështesë më 1955, sikurse edhe kantone të tjera zvicerane.
Vetëm më 1963 filloi të marrë ndihmesa modeste nga qeveria federale. Në tridhjetë vitet e saj të para Cinémathèque ka vuajtur për të gjetur lokale të përshtatshme për të ruajtur dhe projektuar filma.
Në vitet 1980 ndodhën përmirësime. Më 1981, Cinémathèque bleu selinë e parë të denjë për këtë emër, si ish kazinoja e Montbenon, në Lozanë. Ndërtesa qe ristruktuar enkas me shumë slla kinematografike, por koleksioni ishte ende i shpërndarë në lokale të ndryshme dhe shirita antikë në nitrat, lehtësisht të dëmtueshëm e të lëndueshëm qenë tranferuar në qendrën bërthamore të çaktivizuar në Lucens.
Por ato kohë janë tashmë të largëta. Sot Konfederata shpenzon 55 milionë franga për ristrukturimin e qendrës së kërkimit të Penthaz dhe financimin e një buxheti vjetor prej 5 milionë frangash.
Kinoteka zvicerane në duart e adhuruesve të mëdhenj të kinemasë
Sivjet, shumë filma klasikë zviceranë të restauruar vitet e fundit iu janë ripropozuar disa prej festivaleve kinematografike më prestigjoze, si Kana (Bijtë e stuhisë, 1953) dhe Berlinales (Romeo dhe Zhuljeta në fshat, 1941). Cinémathèque është përshtatur kalimin në teknikë digjitale: ndërtesa orogjinale është modifikuar për të përfshirë pajisje moderne dhe digjitalizime të mijëra përmbajtjeve të arkivit.
Përveç koleksionit të madh të pranishëm, regjisorë e regjisore, shtëpi të përhapjes së filmave dhe koleksionistë e koleksioniste ia dhurojnë Kinotekës mesatarisht 400 filma në vit. Falë lidhjeve personale të zhvilluara nga drejtuesit e saj, Kinoteka Zvicerane është shndërruar në destinacion të përzgjedhjes për filmat dhe arkivat e shumë të mëdhenjve të kinemasë nga Roberto Rossellini (Itali) te Luís Buñuel (Spanjë), Theo Angelopoulos (Greqi), Manoel de Oliveira (Portugali), Amos Gitai (Izrael) e Darren Aronofsky (SHBA), ndër të tjerë.
Specialisti Frédéric Maire thekson se në favor të rolit të madh të Kinotekës është edhe “faktori kasafortë”, si e quan ai: “Zvicra është një vend neutral, larg luftërave dhe konflikteve, me reputacionin e vendit të sigurt ku të ruhen paratë e tani, tërhorazi, edhe filmat. Ne të gjithë do të vdesim, por filmat jo. Disa struktura tonat në Zvicër kanë qenë projektuar si strehime antibërthamore. Në rast konflikti bërthamor mund të strehojmë këtu pjesë të popullsisë lokale, duke i mbylur dyert tejet të mëdha speciale të Penthaz.”
Në labirintin e bobinave në pritje të restaurimit apo digjitalizimit, përparësi është puna në filma elementët origjinalë të të cilëve shkojnë drejt përkeqësimit. Marrëveshja me Konfederatën parashikon që filmat dhe dokumentarët zviceranë më të rëndësishëm, të realizuar nga regjisorët e famshüem, janë të parët në listë. ” Çdo arkiv kombëtar kujdeset për pasurinë e tij,” pohon Maire. “Nuk përdorim kurrë fonde të Zyrës Federale të Kulturës për të digjitalizuar një film amerikan.”
Kjo nuk e pengon Kinotekën të bashkëpunojë për të restauruar filma të huaj, sidomos kur arkivat zvicerane nuk kanë kopje të rralla. Në këto raste profesionistët dhe profesionistet e institucioneve të huaja e kryejnë në pjesë të punës së tyre në Penthaz.
Një kronologji
Swiss Cinematheque është një prej anëtarëve të parë të Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit. Drejtori i saj i parë ishte Claude Emery. Më 1951 këtë detyrë, deri më 1996 e mori Fredy Buache .
Më 1995 Swiss Cinematheque u rendit në mes gjashtë më të rëndësishmeve në borë, pas Pas Librarisë së Kongresit (Washington, D.C.). Kinematekës (Bruksel`), Bois d’Arcy (National Centre for Cinema and the Moving Image, France), BFI National Archive (Londër) dhe Gosfilmofond (Moskë).
Hervé Dumont ishte drejtori prej 1996 deri më 2008. Vinzenz Hediger e pasoi. Më 2009 u bë drejtor Frédéric Maire.
Më 1 korrik 2016 Jean Studer, shef i Këshillit Bankar të Bankës Kombëtare të Zvicrës, jurist, u bë shef i Bordit të Fondacionit të Swiss Cinematheque, duke pasurar në këtë detyrë Marc Wehrlin.
Filmbërësit Jean-Luc Godard dhe Jean-Marie Straub iu bashkuan institucionit dhe mbajtën kidhje me të gjatë gjithë karrierës së tyre.