VOAL – Të Premten në orën 12.30, e gjithë Zvicra do të falënderojë stafin mjekësor – mjekët dhe infermierët, sanitarët dhe ambulantët – për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën kundër koronavirusit dhe do ta bëjnë këtë me një duartrokitje të gjatë prej 60 sekondash.
Është një iniciativë e përbashkët e kompanive të mediave Ringier, NZZ, TX Group, CH Media dhe SSR.
Qëllimi është që sa më shumë njerëz të jetë e mundur, në ballkone, në tarraca ose kudo që të jenë, të ndërpresin veprimtarinë e tyre për të duartrokitur. Sigurisht duke shmangur tubimet.
Komentet