Zvicra e Rumania kanë barazuar 1 me 1 në kuadër të rrethit të dytë të Grupit A në Euro 2016.
Rumania kaloi në epërsi në minutën e 18-të përmes Stancus që shënoi nga pika e bardhë, ndërsa rezultatin e barazoi një nga pesë startuesit shqiptarë të Zvicrës.
Admir Mehmedi “bombardoi” portën e rumunëve në minutën e 57-të për 1 me 1.
Në këtë ndeshje debutoi edhe Shani Tarashaj, që u inkuadrua në fund duke zëvendësuar Xherdan Shaqirin.
Tani me këtë pikë Zvicra kalon në kuotën e katër pikëve dhe zë pozitën e parë në Grupin A. Një më pak ka Franca që sot në orën 21:00 luan ndaj Shqipërisë, që s’ka pikë. Rumania është e treta me një pikë.
Komentet