64-vjeçari që kreu vetëvrasje në një burg në vend, sipas sistemit të drejtësisë në Teheran, ka bashkëpunuar me “qeveri armiqësore”.
VOAL- 64-vjeçari zviceran, i cili kreu vetëvrasje në një burg iranian më 9 janar, u arrestua pasi fotografoi një qendër të ndaluar ushtarake. Kështu deklaruan sot, të mërkurën, autoritetet gjyqësore iraniane, duke pretenduar se ai kishte “bashkëpunuar edhe me qeveritë armiqësore”.
“Ai hyri” në vend “si një turist, me një makinë private të pajisur me pajisje të ndryshme për aplikime të ndryshme”, tha një zëdhënës i sistemit të drejtësisë së Teheranit në konferencën e tij javore për shtyp.
Vetë zëdhënësi nuk dha informacion mbi identitetin e burrit, por tregoi se ai ishte me kombësi zvicerane dhe “i lindur në Namibi”. Konfederata kishte kërkuar hetim për rrethanat e vdekjes dhe informacion të detajuar për arsyet e arrestimit, i cili u pasua me burgim në burgun e Semnanit, në verilindje të vendit. RSI