Voal.ch – Berna proteston për ndërhyrje të rënda turke në Zvicër, Ankaraja mohon të ketë dorë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ngurron të përdorë mjete të paligjshme për të gjuajtur kundërshtarët e tij jashtë vendit. Berna ka protestuar zyrtarisht në Ankara për një tentim rrëmbimi në Zvicër të një kundërshtari ndaj qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan. Turqia mohon gjithçka.
Historia, e cila duket si një thriller spiunazhi, u zbulua publikisht të enjten, më 15 mars, nga gazeta e Zyrihut Tages-Anzeiger.
Sipas gazetës, ngjarja ka ndodhur në një varrezë në Zyrih. Në këtë varrezë u mblodhën në gushtin e 2016 tre agjentë sekretë turq, që përpiqen të bindin një bashkatdhetar për t’i ndihmuar ata të rrëmbenin një biznesmen zvicerano-turk. Ky i fundit është i dyshuar si një mbështetës i predikuesit Fethullah Gylen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet nga Ankaraja, si nxitës i përpjekjes së dështuar për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016.
Në këmbim të një shumë të madhe parash dhe premtimin e një jetë të rehatshme në Turqi, ekzekutuesi i caktuar – një njeri me shumë borxhe familjare – pajtohet të derdh disa pika të një droge të fuqishme psikoaktive, GHB në ushqimin e biznesmenit.Plani, megjithatë ka dështuar nga Shërbimi Informativ i Konfederatës, i cili i kishte pasur në mbikëqyrje. Fotot e marra gjatë takimit në varrezë tregojnë gjithashtu praninë e dy anëtarëve të rangut të lartë të stafit të ambasadës turke në Bernë.
Selia e Shërbimit Sekret Zviceran në Bernë
Hetimi vazhdon
Sipas burimeve të gazetës, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës (ZAP) ka konfirmuar se çështja penale për spiunazh politik ndaj qytetarëve turq në Zvicër ka filluar një vit më parë, ku rezulton të jetë raportuar më 24 mars 2017, për një rrëmbim në tentativë .
Por historia nuk është më vetëm gjyqësore: është gjithashtu politike. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAD) sipas lajmit botuar të ejten nga agjencia zvicerane e lajmeve beson se procedimet penale mund të ngrihen edhe kundër dy zyrtarëve të lartë të ambasadës turke.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të enjten kishte shpjeguar se akuzat kundër këtyre dy personave nuk bien në kundërshtin me ushtrimin e funksioneve të tyre diplomatike. Prandaj, nuk lind çështja e imunitetit diplomatik pasi sot këta njerëz sot nuk janë diplomatë dhe as nuk qëndrojnë më në Zvicër. Prandaj Prokuroria Federale mund të vazhdojë hetimet. Të dyshuarit mund të apelojnë natyrisht.
Reagime të forta në parlament
Sipas gazetës Vaudoise Le Matin, duhet të kthehemi në vitin 1935 për të gjetur një histori të ngjashme. Në atë kohë nazistët përmes Gestapos e kishin rrëmbyer gazetarin Berthold Jacob në Basel .
Zvicra nuk mund të qëndrojë me duar të lidhura, reagon deputeti socialist Carlo Sommaruga. “Unë jam i skandalizuar se si një shtet në këtë mënyrë shkel sovranitetin e Zvicrës. Kjo kërkon një reagim”. Deputeti i kërkoi Bernës të thërrasë ambasadorin zviceran në Ankara për konsultime, të pezullojë negociatat për një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë dhe madje të refuzojë liberalizimin e vizave për Turqinë.
“Është operacion agresiv kundër sovranitetit të vendit tonë nga një shtet totalitar i kryer kundër një shtetasi zviceran. Është koha për të reaguar”, tha nga ana e tij ish-kreu i KIS, Peter Regli, për Radio Televizionin Zviceran në gjuhën frënge (RTS).
Nga grushti i dështuar në Turqi, Ankaraja përmes shërbimeve sekrete ndjek turqit jashtë vendit që nuk e ndajnë të njëjtin mendim me presidentin e tyre, vazhdoi Peter Regli, duke theksuar se “këto operacione inteligjencës janë të paligjshme.”
Nuk ka hakmarrje, por protesta
Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme, Pascale Baeriswyl, të premten në RTS përjashtoi kategorikisht sanksionet diplomatike të Bernës kundër Ankarasë. “Meqenëse qeveria federale fuqizon MPC për të vazhduar me hetimet, ne nuk marrim masa diplomatike, sepse do të quhet ndërhyrje në një proces gjyqësor”, tha ajo.
Megjithatë, në stacionin zviceran SRF, Pascale Baeriswyl tha se ajo proteston ndaj një akti të tillë nga Turqia. Zvicra nuk i toleron këto aktivitete në territorin e saj në asnjë kohë, tha sekretarja zvicerane e shtetit në një telefonatë që ajo kishte bërë mëngjesin e të premtes me Ankaranë./Burimi Swissinfo.ch/EB Teksti mund të ribotohet duke përmendur burimin zviceran dhe shqip nga është marrë)
Komentet