Bazeli është i tronditur me vrasjen e 7-vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti të enjten nga një grua 75 vjeçare, e cila dyshohet të jetë me probleme mendore.
Të shtunë duke nisur nga ora 14:00 do të mbahet një marsh solidariteti në qytet. Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar për vrasjen e 7-vjeçarit.
“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook.
Komentet