Aeroplani me panel diellor ka realizuar me sukses udhëtimin e tij 3 ditor mbi Oqeanin Paqësor. Ai ishte nisur nga Hawaii dhe u ndal pas 62 orësh në Silicon Valley të Kalifornisë.
Erërat e forta bënë që Bertrand Piccard të ulej me vonesë.
“Solar Impulse 2” e nisi rrugëtimin në Mars të vitit të shkuar në Abu Dhabi dhe kjo ishte etapa e 9 e udhëtimit që u realizua me sukses.
Aterrimin e parafundit e pati në Honolulu, Hawaii në 3 korrikun e vitit që shkoi. Solar Impulse realizoi një arritje historike, duke kryer udhëtimin nga bregu perëndimor në bregun lindor të Oqeanit Paqësor. Më 3 korrik 2015, André Borschberg e uli avionin e tij diellor në Kalaeloa Airport të Honolulusë, kryeqytetit të Hawaii. Borschberg e kaloi me sukses largësinë prej më shumë se 8200 kilometra, duke thyer një rekord botëror të vendosur nga ai vetë në fluturimin e pandërprerë. Ai fluturoi 4 ditë, 21 orë e 51 minuta pandërprerë. Edhe ky një rekord tjetër botëror. Rekordin e mëparshëm e kishte vendosur Steve Fossett më 2006 kur kishte flutuar 76 orë i vetëm në avionin e tij, por natyrisht ai nuk ishte avion diellor.
Për shkak të dëmtimeve gjatë fluturimit, Solar Impulse 2, iu desh të qendronte gjatë në Hawaii, deri sa riparoi dëmtimet për të vzahduar etapën e nëntë dhe të fundit për në Kaliforni. Kjo ngjarje u përshëndet edhe nga bosi i Google, Sergey Brin i cili ishte i pranishëm gjatë uljes së avioni. Në një postim në Twitter ai shkruajti: “Ishte një ulje tepër e bukur, ne ishim të gjithë aty ”.
Ne e përfunduam kalimin e Oqeanit paqsor, lajmëronte ekipi i Solar Impulse 2. Fluturimi ishte parashikuar 58 orë, por shkoi në 62 orë, për shkak të motit.
Solar Plus 2 realizoi një ëndërr që nuk është më ëndërr, por realitet i prekshëm, por mos harroni se kjo ësndërr lindi në Zvicër dhe dy pilotët janë zviceranë.
E ardhmja është e pastër! Është mesazhi që vjen nga Solar Plus 2 pas aterrimit në Kaliforni!

Komentet