“Situatë e pakontrollueshme”, Këshilli i Shtetit i kërkon Bernës që t’ju japë leje që për gjashtë muaj të vrasë ujq të tjerë për të balancuar mbipopullimin.
Një ujk u qëllua nga rojet e pyllit në Valais të Sipërme të enjten në mbrëmje.
Kjo u bë e ditur të premten nga Këshilli i Shtetit, i cili gjatë një konference për shtyp për grabitqarin e madh njoftoi se do t’i kërkojë Këshillit Federal, si përjashtim, të jetë në gjendje të “rregullojë mbipopullimin prej ujqërve për gjashtë muaj”. “Kjo do të bëhet në konsultim me Zyrën Federale për Mjedisin”, u shpjegua, duke nënvizuar se kantoni synon të përcaktojë “një numër ujqërsh që do të vriten përpara se të ndodhin sulmet prej tyre”.
Vrasja e ujkut ishte urdhëruar ditët e fundit nga këshilltari i shtetit Frédéric Favre pasi kafsha kishte vrarë gjithsej 28 krerë bagëti në zonën e mbrojtur bujqësore. Ujku u qëllua në rajonin Schattenberge-Augstbord, midis komunave Ergisch dhe Unterbäch.
Që nga fillimi i vitit, 84 kafshë ferme janë vrarë nga ujqërit në Valais, 31 prej të cilave ishin në gjendje mbrojtëse. “Për ne situata është bërë e pakontrollueshme”, nënvizoi kreu i Departamentit të Sigurisë, Institucioneve dhe Sportit. Sipas Zyrës së Gjuetisë, aktualisht ka midis 50 dhe 70 ujqër në Valais, afërsisht dy herë më shumë se katër vjet më parë./ATS/eb
Komentet