VOAL- Përafërsisht 95,000 vetëtima u regjistruan në qiellin e Zvicrës të enjten mbrëma. Ky është pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar një ditë më parë dhe më i lartë se në të gjithë muajin korrik 2022, kur u regjistruan afro 85,000, raporton Meteonews.
Sipas këtij instituti privat meteorologjik, shkaku i akumulimit të jashtëzakonshëm të rrufeve mbi 36 orë këtë javë është bërë për shkak të stuhive të forta që kanë përshkuar Zvicrën në dallgë të njëpasnjëshme. Të martën e kaluar, në Villars-sur-Glâne (FR), një grua u plagos rëndë nga një rrufe.
Kantoni i Zyrihut numëroi më së shumti rrufe, me 13,527 të regjistruara në 36 orët e fundit. Kantoni i Bernës vijon me 11.765 ngjarje të tilla. Matjet e frekuencës së rrufesë bazohen në sistemin e zbulimit të rrufesë LINET, i cili regjistroi 236,810 rrufe në 2023, nga 354,484 në 2022.rsi-eb