voal.ch – Kjo foto i takon datës 2 mars të këtij viti, që duket një ngjarje shumë e largët. Në Basel për të parandaluar përhapjen e virusit Covid – 19 u anulluan karnavalet e Bazelit, ngjarja më e bukur vjetore e qytetit. Është anullimi i dytë pas 100 vjetëve, pas gripit spanjoll të vitit 1918-1919.
Në foto janë fiksuar një grup fansash të Karnavaleve që nuk kanë mundur dot të mos dalin në rrugët e Baselit. Në duar ata mbajnë banderola ku shkruhet Vir (Us) ist da, një lojë fjalësh, ku ata konfondojnë veten edhe si virusa por edhe si një grup të dashuruarish pas jetës.
Sot një muaj e një ditë pas asaj fotoje, coronavirusi është vërtetë i pranishëm në Zvicër, edhe në qytetin e Bazelit, edhe rreth tij në Basel Land.
Sipas të dhënave të sotme më të fundit rastet me coronavirus janë 19702, rastet e vdekjeve janë 604, ndërsa ata të shëruar janë 5657.
Kantoni Basel Land ka patur deri sot 625 raste të infektuar, nga këta 266 janë shëruar, 15 kanë humbur jetën, ndërsa pjesa tjetër kurohet në shtëpi ose nëpër spitale.
Pra virusi është këtu, po këtu janë edhe qytetarët e Zvicrës që do të luftojnë ta fitojnë këtë luftë për hir të jetës, për hir të Karnavaleve të Baselit dhe për hir të jetën e seicilit banor./EB

Komentet