E shtunë 10 mars 2018, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në mbështetje të Qendrës Kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih, organizoi manifestim kulturor dhe artistik. Kjo në nderim të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe kombëtare, më 7 Mars 1887, në qytetin e Korçës, e cila shporri terrin shumë shekullor dhe na hapi dritaret e dritës për ta njohur veten dhe botën.
Për të kremtuar zgjodhëm shkollën shqipe në Cyrih . Kjo jo vetëm se mësimi shqip organizohet kudo në 38 paralele me 450 nxënës por edhe për arsye se ka mësues dhe drejtues të dalluar për përkushtimin dhe dashurinë që kanë për profesionin e tyre. Dhe këtë ata e treguan edhe atë ditë.
Në hapje të manifestimit, zoti Nexhat Maloku, mësues, kryetar i LAPSH- it uroi mësuesit dhe nxënësit.
“Të nderuar mësues dhe mësuese! 7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kënaqësinë t’ Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit që mësoni. Ju jeni siguria e procesit të pandalshëm të mësimit shqip. GËZUAR 7 MARSIN! Ne sot përkujtojmë edhe festa tjera të cilat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e historisë sonë, siç është 550 vjetori i vdekjes së kryetrimit – heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 8 marsi – dita e gruas, 11 marsi – pranvera e -81-shit e 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës.”
Duke vijuar me tej me veprimtari të tjera kushtuar kësaj dite dhe duke ua dhënë fjalën të pranishmëve.
Me tej fjalën e mori Kryetari i Këshillit Kantonal të Cyrihut zoti Naser Ulaj i cili u ndal në arritjet e mësimit shqip në veçanti, informoi se me ndihmën e zonjës Lindita Shala- nënë do të hapet një klasë e re në një lagje të Cyrihut.
Ishte një nder i veçantë për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë komunitetin prania e personaliteteve të Republikës së Kosovës:
Zoti Rexhep Hoti Zv. Ministër pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i uruar për këtë festë të vërtetë shpirtërore për të gjithë shqiptarët, përgëzoi anëtarët e LAPSH-it për nivelin e lartë që kanë arritur në organizimin e Shkollës shqipe të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër, shpreh mirënjohjen më të madhe për etërit e dijës që vazhdojnë të dhënë kontribut gati tri dekada.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe përshëndeti pjesëmarrësit edhe Zoti Islam Spahiu nga Konsullata e Kosovës në Cyrih. Theksi u vu në: Momenti historik erdhi, 17 shkurt pavarësia e Kosovës, Kosova sot, përpjekjet për integrimin në BE etj.
Zoti Nuhi Gashi, përgjegjës i njësisë për shkollat shqipe të mësimit plotësues jashtë atdheut. Duke marrë fjalën, u shpreh se ndihej i nderuar të përshëndeste të gjithë mësuesit dhe prindërit për përpjekjet e tyre në organizim të mësimit shqip. Duke shprehur vlerësim dhe respekt për misionin fisnik të mësuesit, ai u shpreh se me këtë mision, ata janë dhe do të mbeten promotorë kryesorë të dijes dhe zhvillimit të ruajtjes së gjuhës shqipe.
Në këtë eveniment të rëndësishëm, ka marrë pjesë edhe zoti Markus Truniger, drejtor për pedagogji ndërkulturore i Drejtorisë së Arsimit për Kantonin e Cyrihut.
Në këtë përvjetor, mes atmosferës festive të mësuesve dhe nxënësve, historian i njohur nga Kosova Prof dr Frashër Demaj mbajti kumtesën me titull. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – figurë qendrore e historisë së popullit shqiptar.”
Në vijim të pranishmit ndoqën programin artistik të përgatitur nga mësueset Afërdita Veliu me nxënësit e shkollës shqipe të Cyrihut:nxënësit Arbresha Sadriu, Lorina Bajraktari, Erinda Gjihollaj, Erona Sherifi, Riana Latifi.
Ndërsa pjesa e dytë e programit nga mësuesja Idaije Jashari, Kantoni i Bernit, (Ostermundigen) dhe nxënësit: Jela Berisha, Arjon Kryeziu, Blina Sherifi, Jonela Gashi, Anjeza Mema,Lisart Kryeziu, Lendrit Bytyq, Arlinda Sherifi, Lirim Berisha, Elton Krasniqi, Ardhmërie Tahiri, Erisa Bytyçi, Erza Cërvadiku dhe Rion Surdulli.
Nxënësit krijuan me skenën, me veten, me recitimet dhe me publikun një marrëdhënie prej artistësh të vërtetë. Ata thjesht ndoqën artin e tyre, sigurisht nën ushtrimet e pakursyera të mësuesve të përkushtuara.
Aktivitetin e ndoqën të ftuarit e tjerë:Kantoni Aargau: mësues/e Hamëz Morina, Bajram Mulaj, Fitnete Balaj, Halime Vishi, Elfete Gashi, Eshtrefe Nuhiu, Sadete Bojaj. Nga Berini: Saime Isufi, Veton Dizdari, Idaije Jashari, Mirela Xoxi, Lindita Istrefi etj, Baseli:Florije Xhema etj. Jura Nexhmije Mehmetaj, Nezir Mehmetaj, Gjeneva, Agim Paçarizi, Abas Fejzullahu- Soloturn etj.
Në përfundim të aktivitetit, në emër të LAPSH-it kryetari Nexhat Maloku nderoi disa prej figurave të shquara të shkollës shqipe të mësimit plotësues. U shpërndanë mirënjohje për mësues në pension: Hamëz Morina, Hasan Spahiu, Abas Fejzullahu, Veton Dizdari, Cyme Zeqiraj, Aravella Marika, dhe për disa mësues të përkushtuar që aktualisht janë të angazhuar në mësim. Nexhmije Mehmetaj, Naser Ulaj, Elfete Hasi, Afërdita Veliu, Remzije Shabani, Sabahate Krasniqi, Ramize Maloku, Mimoza Dako dhe aktivistët Hava Shala, Lulzim Hasi, Nezir Mehmetaj.
Mirënjohje u ndanë edhe për mikun tonë të çmuar Markus Truniger. Mësuesen e përkushtuar të shqipes dhe gjermanishtes Nexhmije Nussbaumer-Ibrahimi. Zoti Nuhi Gashi përgjegjës për mësimin plotësues në MASHT dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm dhënë shkollave shqipe në diasporë.
Delemont, 12.03. 2018 Nexhmije Mehmetaj
Komentet