Më 20-03-2016 në Langendorf-Solothurn në adresen :
RESTORANTE PIZZERIA TRAUBE Schulhausstrasse 9, 4513 Langendorf / so
Në ora 13. 30 fillon shfaqja e Koncertit humanitar me programine përzgjedhur nga organizatori
Koncerti humanitar ka për qëllim bamirësinë si thesar i veçantë për nevoja të veçanta me këtë rast.
Zonja, BEHIDE HASANAJ, humaniste e njohur, kërkon përkrahje, me i ndihmuar motrat tona, të cilat rrisin jetima, me shumë vështërsi, pa mjete materiale, kujdesen për shkollimin dhe edukimin e tyre, në mungesë të prindërve të tyre që u pushkatuan nga pushtuesit barabar serb mbi 200 meshkuj gjatë luftës së fundit në KRUSHË TË MADHE. Deri më tani mbi 500 jetima, qëndruan në trojet dhe shtëpit e tyre, dhe me vështërsi shkollohen disa dhe studijon, andaj kërkohet ndihmë nga kurbetqaret, pasi kjo ka munguar dhe mungon në vend. Kjo ndihmë organizohet për të rritur hapësiren e Kooperativës Bujqësore “KRUSHA” për të punësuar gart pa burra, dhe për të mundësuar rritjen dhe shkollimin e fëmijëve të tyre jetima, me punën dhe fitimin e tyre.
Këngëtari i mirënjohur z. ASTRIT MULAJ, e përkrah z. BEHIDE, i cili me këngët e tija të zgjedhura do t`i kënaq, pjesëmarrësit në Koncertin Humanitar dhe SHKA »MËRGIMI » nga Lozana me programin e saj të pasur artistik në mënyrë vullnetare poashtu marrin pjesë me programin e zgjedhur e ndihmojnë falas, për ndihmën e cekur sipër.
Lexoni me kujdesë dhe përmbajuni kërkesës së organizatorit:
⦁ Koncerti me programin e përzgjedhu me këngë dhe muzikë nga këngëtarët–et pjesëmarrës do të filloj në ora 13-30.
⦁ Të interesuarat-it, për të siguruar hyrjen duhet të lajmërohen deri më datën 18 -03-2016 më së voni, për të siguruar vendin për të përcjellur programin kulturo-artistik.
⦁ Të pa lajmëruarat-it, deri me datën e caktuar nga organizatori, s`kanë vend dhe mundësi me hy brenda.
⦁ Hyrja kushton 30 Fr. Të gjitha mjetet e grumbulluara shkojnë për ndihmën e cekur sipër.
⦁ Pjesëmarrësit në Koncert do të ken mundësi të marrin të dhëna të hollësishme lidhur qëllimin e ndihmave pasi që do jet e pranishme përfaqësuesja e Grave nga Krusha e Madhe dhe drejtoresha e KB“ KRUSHA.
⦁ Adresa ku duhet lajmëruar për sigurimin e Fletëhyrjes-(biletës) deri më datën 18 -03-2016
është: Z.Behide Hasanaj Tel: 076 2790504
E-maili: Veprimtarja01@hotmail.com


Komentet