Voal – Voal.ch shkruan për një seri karikaturash që është duke botuar swissinfo.ch të lidhura me temën e aktualitetit, siç është përshembull Panama Papers, nga e ka marrë temën edhe autorja e karikaturës Marina Lutz, ku një grup investigativ gazetarësh kanë zbuluar rreth 12 milionë dokumenta konfidencialë të krijuara nga Mossack Fonseca, një studio legale që jep informacione për 214.000 shoqëri offshore, duke përfshirë identitetin e aksionistëve dhe menaxherëve të tyre. Dokumentat tregojnë se si individë të pasur, përfshi edhe zyrtarë të lartë publikë, i fshehin paratë e tyre ndaj kontrollit shtetëror, në lidhje me taksat. Në këto dokumenta përmenden liderë të të paktën pesë vendeve, si dhe të afërm dhe bashkëpunëtorë të kryetarëve të qeverive në të paktën 40 vende.
Këto të dhëna në 2,6 terabyte, që përmbajnë dokumenta kompromentues prej një periudhe që nis prej viteve ’70 i janë dorëzuar gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung në gushtin e vitit 2015 si dhe Konsiorciiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ – sigla në anglisht) me qendër në SHBA dhe këto dokumenta janë analizuar nga rreth 400 gazetarë si dhe organizma informimi në 80 vende të botës.
Raporti i parë i bërë publik me dokumenta është bërë më 3 prill 2016. Në sitin e vet ICIJ ka bërë me dije se në maj do të botojë listën e plotë të kompanive dhe emrave të përfshirë.

Dhe pikërisht për këtë aktualitet të nxehtë flet edhe karikatura e artistes zvicerane Marina Lutz, titulluar Sekreti i Kanalit të Panamasë. Marina bashkëpunon me shumë media kombëtare në Zvicër, përfshi edhe revistën saterike Nebelspalter. Marina Lutz e ditëlindjes 1988 ka marrë shumë çmime, përfshi edhe atë nga Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës që mbahet në Lucernë.

Komentet