Inflacioni u rrit më shumë se sa pritej në prill
Në një lajm të Agjencisë Telegrafike Zvicerane (ATS), transmetuar nga RSI, bëhet e ditur se progresi i shënuar në rritjen në prill është më i madh se çdo parashikim pasi marsi arriti nivelin më të ulët që nga viti 2021. Mallrat më të shtrenjta përfshijnë karburantin dhe fluturimet
VOAL- Inflacioni, sipas ATS, transmetuar nga RSI, po rritet sërish në Zvicër dhe po e bën këtë në një masë më të madhe se sa pritej: në prill rritja e çmimeve në baza vjetore ishte 1.4%, krahasuar me 1.0% në mars, kur arriti nivelin më të ulët që nga viti 2021. Rritja e prillit, thuhet ndër të tjera, shkon përtej të gjitha parashikimeve.
Sipas BFS (Bundesamt für Stastistik) rritja e indeksit krahasuar me muajin paraardhës i atribuohet faktorëve të ndryshëm, përfshirë rritjen e çmimeve të udhëtimeve ndërkombëtare dhe transportit ajror, bëhet e ditur në këtë lajm. Edhe benzina dhe mobiljet janë shtrenjtuar, ndërsa tarifat në sektorin e hotelerisë dhe parahoteleve, si dhe tarifat e gazit janë më të lira, thuhet në lajmin e ATS transmetuar nga RSI.