VOAL – ZYRIH – Zvicra ka tashmë 81 raporte për veprimtarinë e dyshuar financiare të lidhur me vendimet e FIFA-s që Rusia dhe Katari të organizojnë finalet e Kupës Botërore të Futbollit respektivisht më 2018 dhe 2022, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës të dielën.
Prokurorët zviceranë që po hetojnë korrupsionin në selinë qendrore të organizatës botërore të futbollit, që ndodhet në Zyrih, mori që nga mesi i qershorit edhe 28 raporte për veprimtari të dyshuar, tha zëdhënësi i Prokurorit të Përgjitshëm.
Hetimet kriminale Zvicra i përqëndron në vendimet mbi të cilat bazohet Kupa e Botës. Rusia dhe Katari mohojnë çdo shkelje dhe thonë se janë duke u përgatitur për t’i mbajtur veprimtaritë e planifikuara.
Prokurori i Përgjithshëm Michael Lauber tha muajin e shkuar se agjencia zvicerane kundër larjes së parave ka identifikuar 53 transaksione të dyshuara të cilat kanë dalë nga informacionet që kanë dhënë bankat. Prokurori i Përgjithshëm është shumë i kënaqur nga analizat që ka bërë kjo agjenci dhe e konsideron mbështetje të madhe në procedimet kriminale të Zvicrës. reuters
Komentet