Piktori i njohur Samedim Asllani, në prag të hapjes së ekspozitës së rradhës:
Më 27 prill në orën 17. 00, piktori shqiptar z. Samedin Asllani do të hapë ekzpozitën e 43-të në galerinë „Espace 52 Saint-Sulpice”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26 prilli deri më 2 maj 2023. (Gjërsisht:www.asllani.net)
———–
Vepra e Asllanit pasqyron një zhvillim të vazhdueshëm nga mendimi artistik tek të shprehurit të emocioneve.
Periudha e tij e parë e mësimit dhe formimit me vegime ngjyruese, inspirohet shumë nga surealizmi.
Është karakteristike për pikturën e piktorit përdorimi metodik i vijës harmonike me ngjyrë të zezë.
Me ndihmën e penës, ai përvijon dhe luan me vijat e zeza, për të vënë në dukje format dhe për të nxjerrë në pah veçoritë e tyre.
Bota e piktorit i ka të dyja, vizionin bardh e zi si një kujtim i ditëve të ikura mbuluar nga një shi diellor ngjyrash
Pastaj vjen një periudhë e zhvillimit të identitetit artistik nëpërmjet studimit të ngjyrave në raportin e tyre me format, por gjithmonë piktura gërsheton fantazinë, epikën, traditën dhe modernitetin.
Sinteza e këtyre eksperiencave si një udhëtim artistik i piktorit shpie në një fazë të pjekurisë ku përdorimi i vijës së zezë dhe ngjyrave fisnikëron një vepër të shquar për nga stili unik, që do të thotë se artdashësit e shquajnë veprën e tij
Këtë zhvillim e karakterizojnë pikturat e mëdha akrilike me ngjyra të shkëlqyeshme dhe të pasuruara me shumë arabeska të zeza. Peizazhet ndonjëherë të trazuara, personazhet dhe objektet të pikturuar në mënyrë realiste ose alegorike, nxisin te shikuesit emocione të forta nëpërmjet larmisë së subjekteve të paraqitura.
Rrethanat e krijimit në rininë e tij ndikojnë në paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në pikturë. Ato kthjellohen gjatë viteve në vijim, për të na dhënë piktura më të lehta dhe më të ndritshme, por gjithnjë duke ruajtur në filigran stilin tij tani krejtësisht të njohur e dallueshëm, por gjithmonë udhëhequr nga ndjenjat e tij, periudhat e ndryshme të jetës së piktorit Samedin Asllani janë paraqitur mbi pëlhurë. Duke krijuar personalitetin e tij artistik përmes linjave, ngjyrave dhe emocioneve, pikërisht këto tipare kritika Perëndimore i ka veçuar si “Stili Asllani”
Veprat e tij janë nëpër shumë galeri të Zvicrës por edhe jashtë saj.
Më 27 prill Artisti do të hapë ekzpozitën e 43-të në galerinë „Espace 52 Saint-Sulpice Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26 prilli deri më 2 maj 2023. (Gjërsisht:www.asllani.net)