Shkrimtari kundërthënës Michel Houellebecq
VOAL – ZYRIH, 19 QERSHOR – Michel Houellebecq e bën buletinin mjekësor vepër arti, duke i ekspozuar kartelat klinike të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan voal.ch (Voice Of Albanians).
Shkrimtari kundërthënës francez paraqiti në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Zyrih një instalim artistik të realizuar me elektrokardiogramën, radiografinë, tomografinë dhe analizat e gjakut.
Në ekspozitën “Manifest”, të organizuar në qytetin mbi brigjet e Limatit, autori i librat bestseller ‘Grimcat elementare” dhe “Nënshtrimi” debuton për herë të parë si artist viziv.
Me rastin e debutimit të tij në ekspozitë, shkrimtari i është nënshtruar një vizite komplete mjekësore me disa specialistë zviceranë, nga përfundimet e të cilave ka krijuar veprën e tij artistike.
Houellebecq ka realizuar një shqyrtim të hollësishëm të trupit të tij me ndihmën e doktor Henry Perschak, i cili drejton një klinikë të famshme në Zyrih, Medical Assessment Center.
Vizitorët e bienales “Manifesta” mund t’i shikojnë radiografitë e pjesëve të trupit të shkrimtarit francez pao ekografinë e zemrës së tij, ashtu sikurse mund të njohin gjendjen shëndetësore të duarve dhe të kokës së tij. Ata janë të autorizuar të marrin një fotokopje të elektrokardiogramë dhe një kopje të rezultateve të gjakut të shkrimtarit-artist. sda-ats
Komentet