Po ju drejtohem Ju, sepse keni qenë shpresa e Shqiptarëve.
Prej asaj shprese tani ka mbetur vetëm një iluzion i madh.
Shteti shqiptar është një diktaturë tipike mafioze, që ka në themel kapjen e sistemit përmes nepotizmit, klientelizmit, korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, rikthimit të trashëgimtarëve të regjimit diktatorial, censurës, padrejtësisë dhe varfërisë ekstreme.
Sot shteti i Edi Ramës më shumë se kurrë përbën rrezik për popullin shqiptar, sepse nëse për 4 vitet e mandatit të parë ka përdorur demagogjinë për të shplarë trurin e shqiptarëve duke patur në krah Ambasadorët, sot ai është i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet për të qendruar në pushtet duke mos përjashtuar as kapjen e Ambasadorëve të huaj dhe institucioneve Perëndimore.
Presidenti Bill Clinton do të pësonte Impeachment, pra do të shkarkohej nëse do të vërtetohej se ai kishte gënjyer, ndërsa Edi Rama gënjen pa gjë të keq, gënjen për fushë, pra shkel ligjin dhe është i paprekshëm. Edi Rama gënjen duke nënkuptuar se ligjin e bën ai dhe ligji është ai!
Unë po ju sjell rastin më të fundit, kur, të nesërmen e daljes publike të përgjimit telefonik të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Edi Rama tha se e kish dërguar përgjimin në një institucion në Perëndim për ekspertizë dhe, prej andej, pa u mbushur 24 orë, kishte ardhur përgjigja se materiali ishte fake, fallco !
Nëse Edi Rama, brenda 24 orëve, kishte marrë përgjigjen nga një institucion i specializuar për ekspertizë në Perëndim, pse nuk u shpall zyrtarisht kjo ekspertizë? Po Ju, të nderuar Zonjë dhe Zotëri, pse nuk e kërkuat zyrtarisht dhe, nëse ai nuk do ta shpallte, ta denonconit si mashtrues ?!
Edi Rama gënjen popullin dhe Perëndimin përballë kamerave dhe gënjeshtrat e tij janë prova për shkarkim si shkelës i kushtetutës të vendit, sikur janë shkarkuar edhe dy presidentet, Dilma Rousseff e Brazilit dhe Park Geun-hye e Koresë së Jugut!
Nëse një refugjat gënjen në SHBA, edhe kur gënjeshtra e tij s’ka asnjë ndikim, apo gënjeshtra është bërë nxitur nga rrethanat e jashtëzakonshme, ai ose ajo, qofshin kryefamiljar apo kryefamiljare me fëmiijë shtetas amerikanë, deportohen për të paktën 10 vjet pa të drejtë kthimi në SHBA!
Kur kryeministri Edi Rama kapet me fakte se gënjen, dhe kur gënjeshtrat e tij kanë ndikim deformues ndaj shtetit të së drejtës, ai duhet të deportohet një herë e mirë nga detyra që mban dhe politika!
Edhe thirrja e Edi Ramës në fushatën e 2017 bërë policëve shqiptarë që pas pune të angazhoheshin për të mbështetur me vota PS është akt i hapur antikushtetues i një diktatori!
Sot në emisionin e Bashkim Hoxhës, Koha për t’u zgjuar, dëgjova një fakt shumë diskreditues për sistemin politik në Shqipëri. Një shqiptar denonconte drejtorin e burgut, që ishte i biri i ish Anëtares së Byrosë Politike të kohës të diktaturës, Lenka Çuko, që nuk lejonte kthimin në punë të zotërisë, edhe pasi ai i pushuar nga puna padrejtësisht kishte fituar katër gjyqe e ishte dëmshpërblyer me 14 milionë lekë. I biri i Lenka Çukose e kishte pushuar nga puna zotërinë në fjalë edhe në vitin 1986, në kohën e diktaturës. Brenda të njëjtës familje, sot i dhëndri i Lenka Çukos, që është po ashtu i biri i një funksionari të lartë të regjimit kriminal, që për propagandë thuhet se shqiptarët e rrëzuan më 22 mars 1992, sot është Ambasadori i RSH në Izrael dhe ka një pasuri marramendëse (shihni materialin e bashkëngjitur botuar në shtypin shqiptar). Ai është pronar i shtatë apartamenteve, bodrumeve, bonosh thesari, disa garazheve, njësish tregtare, tokash etj. me një vlerë që shkon 1.6 miliardë lekë të vjetra ose rreth 1.2 milionë Euro, kjo shumë sipas deklaratës të vetë zotërisë në fjalë, sepse të padeklaruara nuk dihet se sa ka.
Visar Zhiti një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare, poeti i burgosur dhe persekutuar nga diktatura komuniste, sot në një intervistë tek gazeta Panorama deklaron me të drejtë se “Mashtrimi” që iu është bërë viktimave të diktaturës “është njëlloj si dhuna në diktaturë dhe ish të përndjekurit vazhdojnë të persekutohen dhe të mbeten viktima!”
Mendoni një Shqipëri gjysmë shekulli nën një diktaturë mizore dhe 27 vjet tranzicion nën mashtrim, kapje të shtetit, korrupsion dhe me një kastë të pasuruar në ekstrem duke vjedhur dhe një popull që jeton në varfëri ekstreme!
Regjimi kriminal gjatë diktaturës i kishte futur shqiptarët në çark prej izolimit dhe propaganda komuniste i fshihte krimet e saj, por tani që gjithçka është në dritën e diellit, indiferenca apo konformizmi është i papranueshëm.
Populli pret që t’i dilni në krah atij !
Shteti është i kapur, trashëgimtarët e ishnomenklaturës së diktaturës kanë rrëmbyer pushtetin politik dhe ekonomik, ndërsa popullit i shplahen trutë se është duke ndodhur Vetting-u.
Arta Marku po del një prokurore e emëruar me deus ex machina që në provimin e parë, burgosjen e protestuesave të Kukësit, ka dalë me notë pakaluese! Kryeministri Edi Rama i dënonte kuksianët që jetojnë në varfëri ekstreme edhe me izolim total, duke futur tarifën e lëvizjes hyrje dalje nga qyteti me dhjetë Euro, kur kuksianët shumica janë papunë e pjesa tjetër jeton me rroga qesharake! Qëndrimi ndaj protestuesve të Kuksit tregoi se Arta Marku është një dordolec në duart e Edi Ramës, i cili në enturazhin e tij më të ngushtë shtetëror mbledh njerëz që janë të lidhur në një farë mënyre me mafien e krimin e organizuar dhe, jo vetëm kaq, por bëhet edhe avokati mbrojtës i tyre!
Ju Z.Lu jeni në prag të përfundimit të mandatit, sikur edhe pararendësit tuaj. Populli Ju ka besuar, se populli beson tek Amerika dhe Ju po e ngopni popullin e uritur për liri dhe drejtësi me lugën bosh! Është e vërtetë se shqiptarët janë më të varfërit e Europës, jetojnë një shtet të kapur, por inteligjencën e kanë njëlloj si të çdo europiani apo amerikani dhe ata kuptojnë gjithçka ashtu sikur është duke ndodhur!
Jeni duke u larguar Z.Ambasasor, por ka ardhur koha të ndihet se Amerika është ajo që beson të jetë populli shqiptar! Dhe Amerika është patjetër ashtu si beson populli shqiptar!
Cila është zgjidhja ?
Zgjedhjet e lira me një sistem zgjedhor që përjashton krijimin e listatve të deputetëve nga Njëshi, që nuk lejon vjedhjen e votës dhe inkurajon garën e lirë dhe të ndershme, ku çdo kandidat duhet të jetë figurë me integritet të pastër! Demokracia ka mjetet të pafundme për të garantuar sistemin !
Vetëm në nje pikë ke te drejtë që ligji zgjedhor te jete sa me demokratik dhe te ndihet vullneti i zgjedhesve, në përzgjedhje dhe në votim dhe tu sigurohet mbrojtja e vullnetit te tyre.
Te tjerat jane mëndësi totalitare te një antagonizmi qe buron nga urrejtja diskriminimi dhe jo në liritë dhe te drejtat e njeriut te shtetit ligjor dhe të barazisë para ligjit.
Eshte sikur te them unë per ju qe i keni shërbyer sistemit komunist me devotshmëri dhe nga 85 – 90 me intensitet ne propagandën e tije mediatike dhe më vonë si trashëgimtare perseri në TVSH. Dhe tani shehë dhe kerkon komande nga Helvetia Zvicra jo gjithë kush i perndjekur i burgosur si ai qe përmendni ju mund ta arrinte një perkrahëje per një sipermarje te tillë jo nuk mundesh se tek ata eshte liria më e rendesishme. Ju e dini mire ska kala qe nuk marin komunistet, dhe mjeti më i mirë per të fituar eshte mbrojtja duke sulmuar, ja qe nuk ndryshojnë komunistet. Ja pra që nuk ndryshoni ju.
EVIDENCE STATEMENT
FOR THE SHELLING OF THE SERBIAN ARMY ON UNPROTECTED CIVILIAN SETTLEMENTS IN THE “QENAR QESHME” NEIGHBORHOOD ON 28.03.1999, WHICH WAS SUBMITTED TO THE DISTRICT COURT . . .
“S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër shqiptarë…zanati më i lehtë është të bënesh minister…” (Andon Zako Çajupi)
Nga Frank Shkreli
Gjatë viteve më ka pëlqyer të sjell, nga k . . .
22 Marsi sivjet në Shqipëri u festua me një shurdh-memecëri të plotë.Në kalendarin zyrtar kjo datë nuk është e përfshirë.Demokratët e kanë përjashtuar. Ku do të duhej të kremtohej si fe . . .
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Kosova ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike në kuadër të historisë shqiptare, duke qenë një nga qendrat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar dh . . .
Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e atdhetarit njëherit profesor Ibrahim KADRIU, nga Presheva, që një jetë ia kushtoi arsimit.
Profesor Ibr . . .
Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave, tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, . . .
Pas gjendjes së krijuar kohëve të fundit me tenderin e NP ‘Të Mirat Detare ‘ lidhur me plazhet në Ulqin, mendoj se ia vlen të bëhet një analizë e shkurtë asaj se cili është burimi i t . . .
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshë . . .
Fillimisht, shpreh keqardhje për përfoljet, lidhur me tjetërsimit të votave nga njëri subjekt, tek tjetri apo brenda të njëjtit subjekt. Kemi mirëpritur vendimin e KQZ se numëri . . .
Frank Shkreli: Me kalimin në amshim të Ahmet Qeriqit, Kosova dhe mbarë Kombi shqiptar ka mbetur pa punëtorin e pa pritueshëm të çështjes kombëtare —
E nderuara familje e Ahmet Qeriqit . . .
Edhe një mi, kur detyrohet të përballet me një mur betoni me një strukturë çeliku, është në gjendje të kafshojë vetëm për të shpëtuar veten.
***
E gjithë lëvizja e tij (“patriotike”) id . . .
Mbreti i pakurorëzuar, Hashim Thaçi, me partinë-bandë të tij, nuk e duroi qeverisjen e suksesshme të kryeministrit Isa Mustafa. Për ta rrezuar atë, ndërseu OVL të UÇK-së, për t . . .
Vetëm në nje pikë ke te drejtë që ligji zgjedhor te jete sa me demokratik dhe te ndihet vullneti i zgjedhesve, në përzgjedhje dhe në votim dhe tu sigurohet mbrojtja e vullnetit te tyre.
Te tjerat jane mëndësi totalitare te një antagonizmi qe buron nga urrejtja diskriminimi dhe jo në liritë dhe te drejtat e njeriut te shtetit ligjor dhe të barazisë para ligjit.
Eshte sikur te them unë per ju qe i keni shërbyer sistemit komunist me devotshmëri dhe nga 85 – 90 me intensitet ne propagandën e tije mediatike dhe më vonë si trashëgimtare perseri në TVSH. Dhe tani shehë dhe kerkon komande nga Helvetia Zvicra jo gjithë kush i perndjekur i burgosur si ai qe përmendni ju mund ta arrinte një perkrahëje per një sipermarje te tillë jo nuk mundesh se tek ata eshte liria më e rendesishme. Ju e dini mire ska kala qe nuk marin komunistet, dhe mjeti më i mirë per të fituar eshte mbrojtja duke sulmuar, ja qe nuk ndryshojnë komunistet. Ja pra që nuk ndryshoni ju.