Zotat ecin midis gjërash të shkelura, duke mbajtur
Kindat e pelerinës me një gjest që shpreh neveri.
Ecin midis kërmave të maceve, midis larvave gëluese dhe fizarmonikave,
Duke ndier nën sandale ftohtësinë e rreckave të ndotura,
Të vjellat e kohës.
Të flakur nga qielli i tyre, të plaçkitur,
Të xhindosur nga ndonjë dhimbje, nga ndonjë ëndërr e turbullt,
Ka kohë që ata ecin të sfilitur nga makthet e lluca,
Duke u ndalur për të numëruar të vdekurit e tyre,
Retë e rëna përmbys, qentë gjuhëkëputur,
Duke u ndalur për të mbikëqyrur me xhelozi humnerën
Ku minj që ngrihen në majë të gishtave, që cijasin hareshëm,
Çjerrin copëza flamurësh.
Komentet