Kush forcë ka me damtue dhe nuk e ban,
kush gjanë qi e ven ma n’pah e len mbas dore,
kush tjerët trandë por vetë rrin si shtatore
i ngurtë për çdo tundim, i randë, azgan,
aj njimend trashigon hirin qielluer,
thesarin e natyrës aj s’e vdarë.
Veç shërbëtorë t’atij janë bota mbarë,
t’atij, zot i vetvetes, peranduer.
Nji lule fushe zbukuron pranverën,
sidoqi ajo për vete e jo për erën
jeton e vdes. Por le t’a prekë lëngata:
nji çfaredo baroje ma shum v’len.
Kur kalbet lili qelbë ma se sallata.
Ma t’amblën gja n’ma t’idhtën vesi e kthen.
Arshi Pipa në një sfidë përkthimi nga Lirikat Europiane Moderne, prej Dantes te Rimbaud-i, të përmbledhura në veprën 4, “Lyrika evropiane moderne”. Janë përkthime që Pipa ia pati lënë shokut të tij pak orë para se të arratisej. Përkthimet, siç shpjegon vetë autori, janë bërë në dy dialekte, në gegërishten tradicionale të themeluar nga Bogdani dhe toskërishten e reformuar të Konicës. ExLibris
Komentet