Kurrë nuk ka qenë, as nuk do të jetë, botë e shkëlqyer!
Pece këmbësh e ngrirë është shall që mbështjell fytyrën time
Luftë mbi qullin për të ngrënë, betejë e vazhdueshme e trazuesit.
Dhe ditët pasojnë dita-ditës, pa fund, në fatin e zymtë.
Goditja ime e dobët ndez xixa nga tokë e ngrirë.
Dielli poshtë vështron dhe unë shikoj qiellin.
Bota është këtu! Dhe do të jetë! Raund i përditshëm
Mjaft! Njeriu nuk duhet të mbyllet në këtë ditë.
Duhet shkruar! Për të shkruar tani, pa vonesë,
Jo mes zemërimit, por arsyeshëm, me kuptim të qartë.
Kujtesa kurrë nuk mund të çojë tek ngjarjet siç kanë ndodhur,
Ashtu si shumë rrallë pulset e dritës prekin shpirtin e dhembur.
Po, është i mbyllur qarku rreth nesh, tepër i tendosur,
Por vargjet shpërthejnë pengesat, kujtimet lirshëm rrjedhin
Për të shpëtuar diçka duhet shkruar, ndoshta, përtej mundësive.
Dhe pastaj ata mund të kontrollojnë më kot trupin tim –
“Ja ku jam, i gjithi juaji, kërkoni mirë, se mos iu shpëtojë gjë
Kujtesa është e paprekshme, me mrekulli hyjnore,
Mbetet përtej duarve të kasapit!”
Po sikur të më japin bukë të helmuar?
Ose nëse errësira mbulon mendjen time?
Oh, le të mos ndodhë këtu! Le të vdes atje!
Perëndi, më ruaj të mos çmendem!
Ti i çmendur ishe që kur tradhëtove popujt e bashkimit sovjetik. Ti nuk u ngopem kurr me gjakun e 22 milion sovjetikëve që u flijuar për të shpëtuar njerëzimin. Mos bej si engjëll o djall që ike në prehrin e atyre që ndërtuan jetën me kockat damaret dhe gjakun e miliona skllevërve. Ti ishe një djall dhe kurrsesi një poet dhe As se si një sivjet.
Komunizmi vrau 100 milionë njerëz, -sipas informacionin zyrtar të tanishëm, – më shumë se dy luftërat boterore të marra se bashku.
Sollzhenicini tradhtoi apo e tradhtuan?