Raoul Follereau ( Nevers , 19 gusht 1903 – Paris, 6 dhjetor 1977 ) ishte gazetar, filantrop dhe poet francez.

ZOT MËSONA
Zot, mësona të mos duam vetëm veten,
të mos duam vetëm tanët,
të mos duam vetëm ata që duam.
Na mëso të mendojmë për të tjerët
që të duam në radhë të parë ata që s’i do kush
Zot,
le të heqin vuajtje të tjerët.
Na jep hirin, të kuptojmë çdo çast,
ndërsa ne jetojmë jetë tepër të lumtur,
të mbrojtur nga Ti.
Ka miliona qenie njerëzore,
që janë edhe fëmijët e tu dhe vëllezërit tanë,
të cilët vdesin nga uria
pa e merituar të vdesin urie,
që vdesin nga të ftohtit !
pa e merituar të vdesin së ftohti.
Zot,
ki mëshirë për gjithë të mjerët e botës.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet