Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit lajmëruar tek Dielli online më 12 shkurt ku përjashtoheshin me 11 vota pro dhe 1 votë abstenim gjashtë Vatranë Veteranë të nderuar të cilët janë : z. Idriz Lamaj, z.Mark Mrnaçaj, z. Muhamet Omari, znj.Nazo Veliu, z.Ramiz Mujaj dhe z.Prend Qetta. Në njoftim shkruhej gjithashtu se “Më herët Vatra ka përjashtuar z.Valentin Lumaj dhe z.Agustin Mirakaj të cilët gjenden në Gjykatën Federale të Bostonit ku po përgjigjen për akuzat dhe shkeljet ligjore.”
Të sapo ardhur në Vatër, pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare dhe rishtarë arrijnë e përjashtojnë Vatranë me mbi pesë dekada veprimtari patriotike e kombëtare. Dhe jo vetëm kaq, por në lajmërimin tek Dielli që është kthyer një organ censure, duke shkeluar Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA, ndaj këtyre personaliteteve të nderuara insinuohet me etiketime sikur të jenë gatuar në zyrat e Sigurimit të Shtetit të Komitetit Qendror. Në fakt takimi i Elmi Berishës me Gramoz Ruçin ka udhëhequr vijën politike të Vatrës prej 2020 e deri sot. Dikur regjimi diktatorial i akuzonte Vatranët si “agjentë të imperializmit” tani lidërshipi ilegjitim i Vatrës i akuzon si “celula bolshevike” – kur dihet botërisht se të gjithë emrat e përjashtuar nga kryesia ilegjitime e Vatrës, janë antikomunistë, një pjesë e tyre edhe të lindur e rritur në kampet e internimit të diktaturës mizore.
Asnjë nga të përjashtuarit e 11 shkurtit 2024 nga kryesia pa legjitimittet e Vatrës nuk ka mundësi të përgjigjet tek Dielli, sepse aty e drejta e fjalës është nën zinxhirë.
Në këtë situatë mendova të reagoja. Dhe dola me opinionin tim më 13 shkurt.
E nxjerr në spikamë se, me Vatrën, Diellin dhe Komunitetin e nderuar Shqiptaro-Amerikan, kemi prej 1992 që jemi në bashkëpunim, duke i përcjellë veprimtaritë e komunitetit, Vatrës, duke mbajtur bashkëpunim të ngushtë me AACL, lobistët më të shquar ish kongresmenin Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi, bordin e AACL dhe shumë Shqiptaro-Amerikanë të respektuar me kontribute të shquara.
Që në titull iu drejtova miqësisht Iris Halilit për hir të njohjes direkte, pasi, prej vitit 2017 deri më 2021, ajo kishte botuar tek Voal.ch. Zgjedhja ishte e saj, por pa nënvleftësuar dashamirësinë e botuesave të Voal.ch, të cilët ajo i fyeu pa pikë reflektimi në rrjetin social. Po i përcjell lexuesit një prej këtyre thekseve të saj ofenduese:
“Boll u bete zyrnaja e Elides se ajo me kete gjuhe shet gazeten ndersa ju shisni etiken tuaj !! Po e mbyll duke thene se me vjen turp qe kam botuar ne portalin e kesaj gazetareje , pronarja e te ciles nese nuk kerkon falje publike do te detyrohem ta coj perpara drejtesise ne vendin qe jeton dhe atje do te jap llogari per çdo rresht shpifjesh dhe te pavertetash…”
Meqë Iris Halilit i vjen turp që ka botuar tek Voal.ch, në fakt turp duhet t’i vijë për mënyrën se si shprehet, më duhet të bëj disa sqarime.
Tonet denigratore karakterizojnë gjithë komunikimet e saj në rrjetin social ndaj meje në lidhje me opinionin tim.
Tani po zbardh “fajet” e mia si gazetare për të cilat Iris Halili do të më çojë në gjyq këtu në Zvicër!
Prej majit 2021 ka mbetur e hapur një padi për shpifje kundër meje e pretenduar nga një zonjë tjetër këtu në Zvicër që Edi Rama e ka emëruar në Këshillin Koordinues të Diaporës pas samitit të tretë mbajtur në Tiranë. Do ta zbardhim edhe atë, kur t’i vijë koha, fije për fije.
Pra siç shihet akuzat për të çuar në gjykatë një botuese janë në rresht.
Në shkrimin në fjalë që ndezi reaksionet e së apostrofuarës, kam shkruar se Voal.ch e ka promovuar Iris Halilin. Nuk ndryshoj asnjë presje. Iris Halili ka patur arritje personale, si qindra mijë bashkëkombas në Perëndim, ka patur një karierë personale, por pa asnjë impakt në shoqërinë shqiptare. Më 2010 familjarisht emigrojnë në SHBA dhe, sikur çdo familje shqiptare, iu përkushtua ndërtimit me dinjitet të jetës dhe mirëqënies. Dhe duhet mund i vërtetë të ngresh jetën në Perëndim.Të gjitha këto i kam patur parasysh. Edhe familjen nga vinte Iris Halili dhe natyrisht e kam vlerësuar.
Në CV e saj të publikuar nga bukunist.al https://bukinist.al/en/4061_iris-halili shkruhet se “Autorja ёshtё aktive nё shtypin e ditёs dhe opinioniste nё gazetёn mё tё vjetёr shqiptare, “Dielli”, botim i organizatёs panshqiptare “Vatra”.”
Pra Iris Halili e vendos në biografinë e saj se është opinioniste tek Dielli, pa marrë parasysh kohën më të zezë kur ajo kontribuon në këtë gazetë kur Vatranëve dhe bashkëpunëtorëve të vjetër u është mbyllur dera.
Unë po i kujtoj se, deri në shtator 2020, Iris Halili nuk ka patur asnjë kontakt me Diellin dhe me kryeredaktorin e saj të ndjerin Dalip Greca.
Meqë botuesit e Voal.ch kishin një bashkëpunim të rregullt me Vatrën, ishte Irisi që më shfaqi interesin e saj për të botuar tek Dielli dhe unë menjëherë, kontaktova direkt me Dalip Grecën, me të cilin mbanim kontakte shumë të afërta bashkëpunimi. Pra Iris Halilin ia rekomandova z.Greca dhe ai e mirëpriti, sigurisht duke vlerësuar rekomanduesen.
Për shkak të sulmeve të Iris Halilit ndaj meje personalisht si gazetare; për shkak të fyerjeve të Iris Halilit ndaj platformës mediatike Voal.ch; për shkak të respektit të lexuesit të Voal.ch që ka krijuar besueshmëri tek ky mediumi, i cili në kohë qameti nuk ndalet së treguari të vërtetën, do të sjell këtu komunikimet që kam patur përkatësisht me të ndjerin Dalip Greca dhe Irisin.
Më 5 shtator 2020 i drejtohesha përmes postës elektronike Dalip Grecës si më poshtë:
“I nderuar Dalip, Iris Halili deshiron te botoje tek Dielli. I thashe se Dalipi i mirepret autore te kompletuara si ti. A mund t’i them të t’i nisi direkt ne adresën tënde të Email-it.Fundjave te mbare Elida”.
Dhe ja përgjigjia nga Dalip Greca po më 5 shtator 2020:
“Po patjeter. Shume faleminderit – [email protected] ose [email protected]! Pacit nje fundjave te gezuar!Dalipi”
Sapo marr përgjigjen po më 5 shtator 2020 ia çoj emailin Iris Halilit si më poshtë:
” E dashur Iris, Ja komunikimi me Dalipin.Çoja më mirë tek [email protected]. xoxoxo Elida”
Dhe më pas po në 5 shtator 2020 më vjen falenderimi shumë i ngrohtë nga Iris Halili, që nuk po e sjell këtu, për shkak se më tigëllon shumë hipokrit, nisur nga ato që më shkruante më 2020 krahasuar me ato që më shkruan sot.
Në komunikimin e parë që Irisi pati me Dalipin më 17 shtator 2020, shkrimet që ia dërgoi atij m’i nisi edhe mua, por unë i shkrova se nuk është e nevojshme.
Me Irisin kemi plot e plot komunikime shumë miqësore, të mbështetjes sime dhe të Voal.ch, të cilat i ndërpresim menjëherë më 2021, kur Iris Halili, pa marrë në konsideratë asgjë nga ato që Voal.ch shkruante për degjenerimin e Vatrës dhe Diellit, filloi ngjitjen në Federatën Panshqiptare dhe, sa hap e mbyll sytë, u katapultua e glorifikuar nga Elmi Berisha.
Këto shkëmbime i solla për të argumentuar ato që kam shkruar në opinionin për të cilin iris Halili më kërcënon të më çojë në gjyq.
Më 17 shtator 2020 Iris Halili me ndërmjetësinë time i dërgon shkrimet e para tek kryeredaktori i Diellit; në shtator 2021 bëhet anëtare e Vatrës, ndërsa, më 26 shkurt 2022, direkt në kryesi! Pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare, me atë lehtësi që e zgjodhën në kryesi të Vatrës, me atë lehtësi përjashtuan Veteranë të Vatrës me kontribute të shquara me dekada e dekada.
Tani Iris Halili pretendon se kam botuar të pavërteta në adresë të saj. Ajo pretendon se kishte tre muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga kryesia e Vatrës, pra kishte dhënë dorëheqjen prej Nëntorit 2023.
Po si është e mundur atëherë që në numrin e dhjetorit të Diellit, dalë në mesjanar të vitit 2024, Iris Halili rezulton që të jetë në kryesinë e Vatrës?!
Kush gënjen pra?! Dielli, unë apo Irisi?!
Më 13 shkurt, kur shkrova opinionin tim, iu referova gazetës Dielli të muajit dhjetor 2023, shtypur në janar 2024. Të gjithë Vatranët që pyeta, më thanë se çdo numër i gazetës Dielli del një muaj me vonesë. Dhe tek Dielli i Dhjetorit, që kishte dalë në Janar 2024, Iris Halili rezultonte të ishte në kryesi. Nëse Iris Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen prej tre muajsh, lind pyetja e përse emri i saj ishte në kryesinë e Vatrës në numrin e dhjetorit që ka dalë në qarkullim në janar të 2024?!
Por Iris Halili nuk u ndal këtu.
Më 14 shkurt 2024, vetëm një ditë pasi unë kisha botuar opinionin tim, përmes Facebook-ut, me fjalë ofenduese ndaj artikullshkrueses (po e sjell gjithçka të fotografuar) sjell foto nga numri i janarit 2024 i gazetës Dielli, për të argumentuar akuzën e saj ndaj meje se unë nuk kisha mbledhur fakte kur kisha shkruar shkrimin. Dhe jo vetëm kaq, por më 14 shkurt 2024, Iris Halili, po përmes facebook-ut, më thotë se ajo ka një muaj që e ka numrin e janarit të 2024 të Diellit në shtëpi dhe sikur ajo edhe Vatranë të tjerë.
Dmth, sipas Iris Halilit, Dielli i janarit 2024 kishte dalë në qarkullim në mesjanar 2024, çka nuk përkon me të vërtetën, sepse të gjitha Vatranët që pyeta më thanë se numri i janarit i Diellit ka dalë pas njëzet shkurtit, konkretisht më thanë se ka dalë më 24 shkurt. Midis tyre po përmend z. Asllan Bushatin, një Vatran Veteran, ndërkohë që të gjithë të përjashtuarve lidërshipi ilegjitim i Diellit, pas dekadash, ua ka ndalur abonimin e Diellit.
Unë po jap edhe një provë tjetër.
Në kopertinën e Diellit të muajit janar 2024, gazetë që Iris Halili pretendonte, duke mbështetur akuzën e saj kundër meje, se ajo e kishte në shtëpi prej mesjanarit 2024, është botuar një reportazh i pritjes që Ramush Haradinajt iu bë në Vatër më 1 shkurt 2024, i pasqyruar tek Dielli online më 2 shkurt 2024.
Atëherë lind pyetja, kur Dielli online boton reportazhin e Haradinajt më 2 shkurt 2024 e, duke marrë parasysh se përgatitja e një gazete për shtyp kërkon kohën e nevojshme, të paktën disa ditë, e si është e mundur atëherë që Iris Halili, më 14 shkurt, kur më niste mua fotot, kishte një muaj që e kishte patur gazetën Dielli në shtëpi, pra edhe përpara se Ramush Haradinaj të vizitonte Vatrën!?
Unë kisha marrë informacion se Iris Halili ishte shprehur se do të jepte dorëheqjen, por asnjë Vatran këtë gjë nuk e dinte. Dorëheqjet bëhen publike, nuk mbahen në klandestinitet. Aq më tepër kur nuk i pasqyron as Dielli që është kthyer në një fletushkë e shërbimit të klanit të lidërshipit uzurpator. Irisi Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen në nëntor 2023, ndërsa në numrin e dhjetorit 2023 kjo dorëheqje nuk është pasqyruar!
Kush gënjen, pra!
Iris Halili më akuzon edhe për supozimin që bëj unë në shkrim, kur në lajmin e botuar nga Dielli më 12 shkurt 2024, shkruhet se, nga 11 anëtarë të kryesisë, pati vetëm një abstenim. Dhe unë, duke mos patur asnjë lloj të dhëne për dorëheqjen e saj, e përmend Iris Halilin si personin e mundshëm që kishte abstenuar! Ky supozim i imi nuk tregon aspak keqdashësi, përkundrazi.
Është e vërtetë ajo që thotë Iris Halili, se ajo ka votuar kundër çdo përjashtimi në Vatër, por është e vërtetë gjithashtu se ajo nuk ka mbajtur asnjë qendrim publik, ndërsa Vatra është në zjarr.
E vërtetë është se Irisi Halili në botimin e numrit të janarit të Diellit, që është publikuar në fund të shkurtit 2024 rezulton të mos jetë në kryesinë e Vatrës, por, kur e shkrova unë opinionin më 13 shkurt 2023, pretendimi i saj se është dorëhequr në nëntor 2023 bie, pasi në numrin e Diellit botuar në janar 2024, emri i saj është në kryesi dhe numri i janarit 2024 i Diellit, ku emri i saj nuk rezulton të jetë në kryesi, doli në qarkullim të paktën pas 20 shkurtit, kur opinioni im është i botuar më 13 shkurt 2024 dhe unë nuk kisha ku ta gjeja këtë referencë.
Por pozicioni i saj midis mos votimit të përjashtimeve dhe dorëheqjes të mbajtur në ilegalitet, sepse gazeta Dielli varianti i shtypur ku botohet kryesia i bie në një numër të kufizuar Vatranësh, nuk përkon me qendrimin e një personi që do të ndikojë në të mirë të situatës dramatike të Vatrës. Nga njëra anë, ajo u thotë Vatranëve të përjashtuar se nuk ka votuar pro largimit të tyre, nga ana tjetër Iris Halili e mban sekret dorëheqjen e saj dhe nuk del publikisht që të tregojë shkakun se përse e dha dorëheqjen, me këtë rast, sapo ta mësonim lajmin, do ta botonim menjëherë tek Voal.ch.
Përse nuk e bën?
Sepse do që ta ketë mirë edhe me kastën e Elmi Berishës që e katapultoi në kryesi të Vatrës, edhe të përjashtuarve do t’ju tregojë se nuk votoi kundër tyre, qendrim fund e krye konformist, si i thonë asaj një dorë në revani një dorë në kadaif, fund e krye i papranueshëm për një intelektuale. Ndërsa nuk kursehet aspak të vjellë helm kundër meje si gazetare, kundër Voal.ch, kundër lexuesave të Voal.ch duke më kërcënuar me gjyqe. Vetëm sepse unë them të vërtetën!
Krahasoni rishtarë të sapo mbërritur në SHBA apo me vetëm 5 muaj anëtarësi të katapultuar në krye të Vatrës dhe Vatranë Veteranë si Idriz Lamaj me shokë, me veprimtari mbi gjysmë shekullore, të tjerë me veprimtari 35 vjeçare me kontribute të pandalura prej tri dekadash sapo kanë shpëtuar nga kampet e internimit dhe kanë shkelur në tokën e lirisë në SHBA, sot të përjashtuar nga Vatra.
Një tjetër pretendim që Iris Halili justifikon akuzat dhe kërcënimet në adresën time është edhe fakti se, nga dega e Vatrës themeluar në Miami në nëntor të 2021, u dërgua një delegate e cila për çudi!!! votoi për mandatin 4 vjeçar të kryetarit, një brutalitet kundër Kanunores së Vatrës të vitit 1926 të Konicës e Nolit e përgatitur nga juristë amerikanë, ku mandati i kryetarit është dy vjeçar. Delegatja e Iris Halilit votoi për zgjatjen e mandatit të Elmi Berishës, duke qenë ilegjitime në atë Kuvend. Po, i qendroj asaj që kam shkruar, dërgimi i delegates është bërë duke shkelur Kanunoren. Megjithëse Iris Halili e justifikon këtë veprim, duke thënë se zonja në fjalë ka qenë anëtare e Vatrës prej 2017, sipas kësaj teorie të Iris Halilit, tani mund të krijohen degë të Vatrës me veprimtari tre mujore dhe, mjafton që në çdo degë të jetë një anëtar i vjetër i Vatrës dhe kështu çdo degë pa mbushur periudhën dy vjeçare sa e parashikon Kanunorja, mund të dërgojë delegatë! Jo, kurrsesi. Dega duhet të përmbushë aktivitetin dy vjeçar me të gjithe kontributet e anëtarësisë dhe pastaj ka legjitimitet të dërgojë delegatë në Kuvendet e Vatrës.
Këtu e përfundoj debatin me Iris Halilin. Duke theksuar se hierarkia kalon përmes meritokracisë, kontributeve dhe dinjitetit njerëzor.
Kryesisë së Vatrës pa legjitimitet i ka përfunduar mandati në shkurt. Vatra gjendet përballë zhdukjes ose ringjalljes.
Ringjallje do të thotë që t’i kthehet identitetit të saj, krijuar nga Etërit. Antikomunizmi, patriotizmi, euro-atlantizmi dhe integriteti i pastër, Vatranë të ndershëm, që erdhën në Amerikë sepse aty i thërriste liria, demokracia dhe vlerat për të cilat ia vlen të luftosh.
Ndërsa në lidhje me kërcënimet me gjyq dhe fyerjet këtyre u shtoj edhe një sulm hakerash kundër Voal.ch që ndodhi para dy ditësh.
Me këtë rast dua të parashtroj pyetjen:
A ka ardhur koha që gazetarët shqiptarë të larguar nga Atdheu dhe sot qytetarë të Perëndimit, të cilët shqiptojnë të vërtetat, të mos gëzojnë garancitë e Kushtetutave të vendeve Perëndimore ku jetojnë, por të vazhdojnë e të ndiqen edhe në diasporë nga lukunitë e një regjimi të degraduar që i kërcënon me censurë, me gjyqe, me fyrje, me sulme denigratore, me presione psikologjike, me SLAPP-e dhe me cënime të integritetit për shkak të ushtrimit të profesionit, !!!
Nëse ka ardhur kjo ditë, demokracia është fundosur.
Në Shqipëri padyshim që sistemi demokratik është fundosur shtatë pashë nën dhè, por në diasporën shqiptare në BE dhe në SHBA nuk mund të ndodhë.
Shtypin e lirë dhe fjalën e lirë nuk e ndal dot asnjë lloj censure dhe censori.
Iris Halili më 14 shkurt 2024 shkruan duke u tallur: Ja ku e ke numrin e Janarit, ti gazetarja që investigon dhe të drejton e vërteta
Ka edhe kështu: Iris Halili e kishte gazetën e numrit Janar të Diellit përpara se Hajradinaj të vizitonte Vatrën më 1 shkurt 2024!
E dashur Iris Halili, të bëj thirrje të japësh dorëheqje nga kryesia ilegjitime e Vatrës! Nga Elida Buçpapaj
Bravo Elida
Ju flm i nderuar Milaim. Ju pershendes!
Elida
Te lumte Elida! Gjithnje kunder shqiptareve kjo vemje komuniste.. Me kujton ministrin e jashtem italian ne kohen e luftes se Kosoves, qe u be zeher per serbet.
Ju flm e dashur Shqipe, po Italia ka qene ne krah te Kosoves veç perdredhjeve te Lamberto Dinit dhe Umberto Bossit te Lega Nord. Te pershendes
Të gjitha fjalët më vend
Ju flm shume. Ju pershendes
Elida
Te lumte zemer luanesh! Faleminderit per rreshtimin e fjaleve qe shuajn etje ne zemrat e shum shqiptareve me qe nuk kan mundesi te shprehin mllefin ndaj nje personi zyrtare te larte ne kte rast siq eshte Mogherini! Me kujtohet si sot momenti kur ne parlamentin e Serbis deputetet serb i mbyllen gojen me zhurm qelsash e trokitje si te ishte nje adoleshente e rrges kesaj “zonje” te neveritshme, dhe qe aty kjo veq sa ka shtu qendrimin e saj kunder shqiptareve! Po te ishte mundesia duhet ti ndalohej edhe permendja e emrit Kosove e lere me te nderhyj ne ndonje marrveshje te mundshme! F. Mogherini as qe din ta fsheh politiken e saj fashiste ne dem te pozites shqiptare …
Nuk permbahem dot edhe te them se edhe dita me prishet kur shoh fytyren e saje ne ekran aq shum urrejtje qe kam per te! ngase eshte po e njejta si te paret e saj qe shkatrruan trojet tona! dua te shtoj se, per mendimin tim te dy parlamentet shqiptare duhet te dalin me nje kerkes “troq” per dorheqjen e saj (edhe pse e dim se fjala jon nuk perfillet) por ti tregohet qart se nuk jemi injorat ndaj qendrimeve te F. Mogherinit!
Respekt per ju Elida!
I nderuar Sabri, ju flm shumë. Shqiptaret kerkojne te trajtohen te barabarte mes të barabarteve. Reciprociteti i ndersjellte ne te mire te qytetareve pa bere dallime!
Ju pershendes
Elida
Ju pershëndes Zonja Elida,KJOFSHI e lumtun oj fisnike Skenderit jetë TË gjat e shumë shëndet,harmoni Në familje .
Ju dëshiron Nazmiu
I nderuar Nazmi,
Ju pershendesim duke ju flm dhe uruar çdo te mire.
Elida
Zonja Elida mirë e ke dhe më pëlqejnë shumë shkrimet e tua por Europa si Shqipërisë ashtu dhe Kosovës ja ka pas me hile.Që nga vendosja e kufijve që na la trojet Shqiptare jashtë territorit.Por edhe politika jonë nuk ka qenë e fortë.
Ju flm dhe ju pershendes. Duke patur nder ne shtete te dobta natyrisht eshte nje minus por BE duhet te na trajtoje si bijte e saj se jemi europiane!
Krejt jane mese te verteta por asgje nuk ndryshon edhe kur i kemi tradhtaret haptas nuk guxon askush te beje ze.
Ju flm dhe ju pershendes.
Elida
Ju lumtë Zonja ELIDA. Zonja Mogherini është një urrith rrëmihës i Unionit Evropian. Ajo është gangrenë e Unionit Evropian. Çuditem si lejehohet nje zonje e ketille te qendoroj kaq gjate ne Krye te Unionit Evropian, kur edhe zogjet ne dege i dine mirefilli bemat anti evropiane te Mogherinit. Te shpresojme se se shpejte do te vetedisohen Strukturat pergjegjese te Bashkimit Evropian dhe do ta dergojne ne shtepi kete zonje jo demokrate dhe jo humane, perkumdrazi diskriminuese e denje ne veprimet e saja antipolitike, anti ligjore dhe anti njerezore. Per kete lexo: Wikipedie dhe tjara burime ne Internet.
I nderuar Flamur,
Ju flm, pa trajtim te bsrabarte nuk mund te shkohet ne BE. Aq me teper kur Serbia ka vene gjithçka kunder shtetit te Kosoves! Pse te mos ishte Kosova anetare e UNESCO-s apo INTERPOLI-t.
Ju pershendes
Elida
Te lumte per urtine dhe guximin intelektual e profesional.
Le te jete kjo paraqitje per “dialigun” apo “diamonologun” udherrefyese e te berit per profesionalitetin dhe inkurajim per kendellje te mendjeve ne prezantimin e nji realiteti te hidhur nga “grazhdet” e nje segmenti te byrokracise dhe njeanshmerise (mjerisht) te kesaj Europe te ketij shekulli.
Realisht, kjo qe ishte ne emer te dialogut deri me tani as qe i ngjau te ashtuwuajturit “dialig”
Edhe nje here TE LUMTE.
I nderuar Xhevat,
Ju flm shume.
Dialogu eshte ne interes te te dyja paleve, por s’ka dialog kur njera pale minon ekzistencen e Kosoves.
Ju pershendes
Elida
Fillimisht komplimente znj. Elida Buçpapaj, sa për shkrimin, po aq edhe për poezinë!
Do të ishte mirë që letra t’i shkruhej (ndoshta edhe është shkruar, por s’jam në dijeni) edhe në gjuhën e të adresuarës znj. Federica Mogherini, ngase ndoshta pastaj mund të gjejë arsyetime e justifikime. Kjo letër në lojën e shahut quhet “mat”, në futboll “gol”, në disa raste të tjera “e ke zënë me pelë për dore”, në një tjetër rast “e ke bërë për dy pare – ia ke marrë fytyrën, kuptohet nëse ka”. Edhe njëherë, të lumtë znj. Elida Buçpapaj!
I nderuar Florim,
Ju flm shumë per komentin tuaj.
Sa per perkthim, nuk ështê bërë.
Ju pershendes
Elida
Shkembimet tregtare realizohen ndermjet shteteve qe respektojne njeri tjetrin ne frymen e bashkepunimit te ndersjellte dhe te leverdise reciproke. Kur Serbia nuk i permbahet ketyre parimeve i thoni hajt sikter. Mos u terhiqni sado presion tu beje BE. Sa me pak pare te kete Serbia aq me pak do ta kete mundesine per te blere armatime per tju kercenuar dhe vrare
Po pikerisht kjo eshte, reciprociteti ne baze te respektit te ndersjellte!
Ju flm.
Pershendetje
Elida
T’lumt Elida , nuk ka nevojë me vendos asnjë pik apo presje vetëm tu kisha lut për mos me ndal presionin edhe në t’ardhmën me shkrimet e juaja për të drejtën ton !
Ju flm shumë. Mirenjohje per fjalet.
Po eshte kauze lirie te mbrohen te drejtat e qytetareve te Kosoves me qellim qe te trajtohen te barabarte mes te barabarteve.
Ju pershendes
Elida
RESPEKTE për këtë shkrim në formë reagimi ndaj znj.Mogerini dhe poezi brillante e dedikur në vendin e duhur në Bruksel!Ju lumtë për këtë ide dhe frymêzim poetik.
I nderuar Haziz,
Ju flm shume.
Pershendetjet e mia
Elida
Nje e vertete e hidhur , qe duht te trondise dhe verifikoje nepunesit e saj, dhe kjo eshte BE. Bravo Elida, ke qelluar ne shenje. Vete Presidenti Thaci, duhet te reagoje per kete Njerke, qe ka deshtuar ne misionim e saj. Duhet te spjegoje depulesen esaj ndaj Serbeve, sepse qendrimi saj i njeanshem ben Muuu, prej kaq vitesh.
I nderuar Skender,
Ju flm. Presidenti Thaçi ka hallin e kokes te vet jo te qytetareve te Kosoves qe jetojne ne varferi e te diskriminuar.
Ju pershendes
Elida
I nderuar Haziz,
Ju flm shume.
Pershendetjet e mia
Elida
Ju lumtë zonja Elida,fjalë me vend ashtu është për Mogherinin si thua,por e kam një vrejtje për ne Shqiptarët e Kosovës.Se përse?? i blejmë produktet e atij vendi që gjithëkund gjithëmonë na Lufton dhe NE prap se prap i ndihmojmë tërëthorazi.Është koha që edhe Ne(populli i Kosovës )të marrim përgjegjësin që na takon dhe ta luftojmë me ato mjete që kemi mundësi. Se 440 mil.Euro nuk jan pak edhe për ndonjë vend tjeter të Europës e le ma për Serbinë.
Ju përshendes dhe ju lumtë për këto fjalë te bukra. Me rrespekt Shabani
I nderuar Shaban,
Ju flm shume.
Jam shumë dakord me ju.
Duhen sakrifica, por vendi duhet te prodhoje te gjitha te mirat e botes sikur i ka mundesite. Ne kohe pushtimi iknin njerezia, tani duhet gjetur zgjidhja aty, tek toka qe prodhon gjithçka dhe mundesite e medha qe ka ai vend.
Ju pershendes
Elida
Ju lumte zonja Elida! Hallall e pac qumeshtin e nenes. Gjithcka e merituar
Ju flm i nderuar Aleksander.
Ju pershendes
Elida
Ms. Elida Bucpapaj ju jeni nje personalitete
bashkohore nje. dr.dr.dr.Fanoliste phd,filozofe
,nje at dr .Gjergj Fishte .
Nje ze (se ashku me bashkshortin tuaje
Mr. Skender M. Bucpapaj) poeti,diplomati qe shkelqen
ne zemer te europes e cila eshte plakur me shume se I
thoshte at Fishta.
Nuk kame frymzim poetic, se do kisha
ber nje”lahut shqitare per tragjedin qe ka beret e bene
Europa”,
ndaj shqiptave ne pergjithsi e vecanti ndaj
Republikes Kosoves DARDANE
e Camrise MARTIRE .
Kjo fare minister e b.e.Kur
serbet shkrryejn kosove nuk ”fleet”, per serbet
“‘alarmohet” Gjumi I nates nuke e mere???
Kosova eshte viktima e rrezuare per toke ,serbi ka
bere tragjedi ne kosove.Askush nuke fen, me veshe
nuk degjojne?? Deri KURE hipokrizi???
Ajo eshte e rreaume per toke
E kata- kjo politikane?? I thencine
I thon ”merruni vesh,ne per ju bejm ”perjashtime”
edhe po
te shkembeni territory”.cfare maskaralleku??
Me I plowshares deshiratebserbite??po Kish
Jane keta politikane. We duan tu hedhin hi ne sy
Shqiptarve te Kosoves???
Po ne atehere(na Lind e drejta te ) kerkojm gjith
territoret ne serbi,mal te zi
maqedoni ne greqi.
Shefja e europes, duet ta dine se shqiptaret kane jashte
territorite
ase me pak ase me shume se 128000 km katrore
ne keto shtete.
kjo tragjedi eshte bere nga kjo Europe KURE mos
pafte dite,zoti I marrofte/
/me e poshtuna ne bote/.
Kosova e vafruare perpiqet per paqeve stabilitet,
Kosovar bene
leshime,e sebine ndfesejne.
Duhet frenohet hegjemonizmi serbe e nacinalizmi I
shfenuar .
Serbia blene armatim e avion
modern?? Europa nje fjale nuk e thote.
eoropai shef me dy
standarte .
sheetin e?kosove sic e thlsoni ju si te njerke,Si qytetaret e
dorse
trete jashte planetite???
Eoropa i dine kontributet e jashtzakonsh Te ilitve deri ne
mesjet.europe njfe veten.
Fatbardhe Doci
Scientific Collaborator
New York
I nderuar Fatbardh,
Ju flm shume.
Ju pershendesim te dy me Skënderin.
Elida
Epo dihet qe Mogherini ashtu si dhe politika rruspir Europiane. ka qene ndermjetese per te favorizuar serbet jo per te ndihmuar zgjidhjen e problematikes per Kodoven. Asaj bushtre i duhet ndaluar cdo agjende qe kerkon te propagandoje si perpjekje per zgjidhje mosmarreveshjesh Kosove-Serbi. Shteti shqiptar dhe Kosova gjithashtu duhet te heqin sa me pare pengesat burokratike dhe te bashkojne doganat.
Ju lumte zonje e nderuar,
Jeni nje ze konstruktiv dhe i hedhur ne kohe dhe vend te qelluar. Uroj qe fjalet tuaja, te cilat ngerthejne ne menyre te filtruar realitetet me te cilat perballemi ne si popull, te arrijne jehone edhe me te madhe neper mekanizmat nderkombetare… Mendoj qe definitivisht duhet bere perpjekje te medha kunder te te perdorurit te fatit tone si valute ne pazarlleqe josterile te mekanizmave ngjyrash te dyshimta…
Ti japesh krahun viktimizuesit gjenocidal, te besh favore ne dobi te shtetit qe ka masakruar nje popull te tere, dhe kjo ne emer te Demokracise Europiane, kjo dmth ne emer te demokracise te besh edhe veten ithtare te krimit, shtypjes, represionit… automatikisht bie ndesh me parimet dhe sa e sa karta nderkombetare ne lidhje me te drejtat e popujve, shteteve, lirive thjesht njerezore…
E nderuar Elida Buçpapaj,perkunder te gjitha komenteteve te merituara ne favorin e Juaj,nuk mud heshta,se paku pa te falenderuar per kete shkrim historik,me shume rendesi per fatin tone,karshi nje Evrope qe nuk po gjen rruge te ne veje ne barabarsi me te tjeret. Gjithmone,padrejtesia na kafshoi me shekuj,na pegjaku….
Duke flersuar shkrimin e Juaj,guximin i cili u ka munguar te tjereve,dijen ne rangun e nje filozofje me vlera te rralla njerzore e humanitare,te jam mirenjoihes si person dhe ushqej rrespekt e mesoj nga dija e Juaj e persossur. Te paqim gjithmone me shendet te mire e me jete te gjate!
Miku nga Gjakova.
Falenderimet dhe nderimet e mia!
Përshendjet e mia
Elida