Zonja Flutura Açka!
Partia Demokratike është aset popullor i shtresave të vuajtura dhe të persekutuara në kohën e sistemit të ashtuquajtur “socialist”
Deputetët e listës, ku bëni pjesë dhe ju, janë votuar për të marrë pushtetin.
Me deputetët e listës të Lul Bashës,ku bëni pjesë dhe ju nuk i merret dot pushteti Edi Ramës.
Ju dhe të tjerët deputetë të bravave u shoh si fasadë opozitare
Pushteti merret me luanë jo me lepuj.
Ju doni të tërhiqet nga beteja Luani dhe të merret pushteti me lepuj.
Ju e konsideroni veten si një shkrimtare.
Nuk dua të gjykoj në vlerën e disa librave tuaja, por, unë, ashtu si V. Haveli,dyshoj në ata shkrimtarë që merren me politikë, apo me biznese.
Pushteti nuk merret as me ju e as me personat që propozoni ju si Zogaj, Patosi, Ruli, Topalli, Meksi,etj.
PD mund të mëkëmbet vetëm me pasionin, energjinë,eksperiencën dhe reputacionin e Dr. Sali Berishës.
E doni ju apo dhe Yuri Kim, Sali Berishën,kjo nuk ka rëndësi për elektoratin e PD- së.
Ju kërkoj të bëheni më realiste dhe të reflektoni, duke e tërhequr atë deklaratë naive,duke ju kujtuar dhe njëherë se beteja për pushtet kërkon luanë, jo lepuj.
A mund te riformohet PD me komuniste?
Pergjigjen le ta jape Sali Berisha.