Ku ishte Hëna? që qiellit
Shfaqej një agim perlash
Dhe bajamet e mollët zgjaten ta shohin atë.
Fasha dritash vijnë
Prej reve të zeza,
Poshtë në fusha dëgjohet një zë
Kiu…
Mes reshë qumështore
Djepin e detit dëgjoja,
Frushullimën e frashërit,fru ,fru, fru
E ndijej në zemer një regëtimë
Si të qe thirrje, një jehonë
E dëgjoja së largu një ngashërimë
Kiu…
Dhe të gjitha dritat në majën e lartë
Dridheshin prej psherëtimës së erës,
Shkundnin kavaleta të holla
Monedhe sistrash të argjendta,
Që tringëllinin në porta që s’hapen kurrë më…,
Ishte vajtim i vdekjes,
Kiu…
*Me grishi ky titull me këtë emër zogu mitik, simbolikë të cilen e ka perdorur dhe poeti madhor Martin Camaj dhe kështu mora guximin ta shqipëroj.
Komentet