Tani ti do të ikësh qiejve.
Por akoma fluturimi yt rri në duart e mia.
Mos i harro duart e mia!
Në një çerdhe të tillë njerëzore
s’ke për t’u prehur kurrë më.
Shko, të presin qiejt!
Shumë gjëra i kam lëshuar me duart e mia.
Kam pasur shumë dashuri që ikën një nga një…
Eh, fluturoi dhe ky gëzim i fundit.
Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.
Komentet