VOAL – HARARE, 2 GUSHT – Jerico, vëllai i luanit Cecil, i vrarë nga një dentist nga Shtetet e Bashkuara dhe që ka ngjallur një valë zemërimi në të gjithë botën nuk është vrarë, bën të ditur voal.ch nga një lajm i botuar pak çaste më parë.
Konfirmohet zyrtarisht për agjencinë italiane ANSA, nga autoritetet përgjegjëse të parqeve dhe të faunës të Zimbabves, se luani është gjallë. Ky reagim vjen pasi dje u përhapën zëra në mediat anembanë botës se Jerico ishte goditur për vdekje. Përgjegjësit e parqeve kombëtare shpërndanë një fotot të luanit, duke shpjeguar se ai është i mbikqyrur falë një kollareje sanitare.
Komentet