***
Shkolla e fshatit Galishtë ishte ndër më të mëdhatë në krahinën kufitare. Aty vinin edhe nxënës nga fshatra përreth, aq sa disa klasa u bënë me paralele. Shkolla për fillimin dhe mbarimin e mësimit përdorte zile të ndryshme tunzhi si shumica e simotrave të saj. Zilet që ishin përdorur për orët e mësimit në këtë shkollë ishin nga ato që vareshin në qafën e cjepëve që prinin kopenë. Në ndonjë rast ishte përdorur edhe ajo që i thoshin çangë. Kjo, ishte pjesë gjyleje e plasur nga ato të Luftës së Dytë të cilës i binin me një shufër hekuri. Sapo e dëgjonin në fshat thoshin: Ra çanga.
Por një ditë të gjithë nxënësit në përfundim të orës së fundit të mësimit, u habitën kur dëgjuan një zile me një tingëllimë krejt tjetër, të bukur dhe krejt të veçantë.
U habitën mësues e nxënës kur mësuan të befasuar se zilja me tingëllimë të veçantë dhe e larë me ngjyrë ari, ishte dërgur enkas për shkollën e Galishtës së bashku me një orë muri të madhe, nga një emigrant në Amerikë më orgjinë nga fshati i tyre kufitar. Madje, shumica e nxënësve nuk e fshehu edhe një ndjenjë krenarie për emrin e fshatit që ishte bërë i njohur deri ën Amerikë.
Në ditët e para pas mbërritjes në shkollë, zilen e bukur amerikane pothuaj të gjithë nxënësit e preknin nga pak, dorë më dorë si të pëkëdhelnin një qenie të gjallë që u shkaktonte një emocion. Sa herë që e preknin, nuk e mposhnin tundimin prej fëmije ta tundnin pak, për të dëgjuar tingëllimin e bukur dhe krejt të veçantë.
Zilja nga Amerika përveç pjesës metalike të larë me ar, kishte edhe pjesën e bishtit ku mbahej në dorë për ta tundur Ky ishte punuar me dru mobilje të gdhendur e të llakuar.
Aq ditë sa u përdor në shkollë, ajo tingëllonte ëmbël për veshët e fëmijëve, po edhe të mësuesve të tyre.
***
Por tigëllimat e ëmbla të ziles së bukur, ardhur nga shumë larg, nuk u dëgjuan më tëpër se një muaj.
Një ditë në oborrin e shkollës së madhe kishte hyrë një pari me tre vetë. Që të tre ishin të besuar të regjimit monist të kohës. Ata, siç u mësua, veëm ata, mund të vinin në kandar ç’ishte e mirë dhe c’ishte e keqe për regjimin.
Para mbërritjes së beftë, pra, para se të vinin këmbën në oborrin e shkollës rrethuar me tulla të bukura dhe plepat e mbjellë dikur nga vetë nxënësit, të tre të besuarit, ishin mbledhur një natë më parë, në sallën e ‘këndit të kuq’ të mbledhjeve të partisë në fshat. Aty, ishte bërë një mbledhje sekrete.
***
“Kush e solli? Pse e solli dhuratën? Si e sollën? Ku i kishit ose: ku i kishim sytë? (që të na pëlcasin!). Këto, ishin vetëm disa nga pyetjet zhbirruese për sytë dhe kokat e të besuarve të partisë.
Njëri prej tyre, , që punonte marangoz në kooperativën bujqësore, duket se ishte më i madhi syresh, më i besuari po se po, dhe kuptohet, edhe më dyshuesi.
Ai nuk e hiqte nga brezi sqeparin e punës si marangoz .Atë natë e kishte vëdosur këtë sqepar bishtëgjatë në anë të tavolinës më bezë të kuqe, veshur mbi të me plastmas nga të farishteve të perimeve të kooperativës. Mimi Çerçeli ishte i zoti që mbante edhe çelësat e kësaj zyre të vockël përbri dyqanit të fshatit. Ai i vinte dhe i hiqte syzet optike sa herë që do të bënte pyetje nga ato të llojit ‘me spec’..
“Si, i kaloi kjo pako Bektash Gungës, operativit të zonës, xhanëm? Ai është edhe nip dëshmori? Mbase nuk ishte një ditë… Nuk jam kondra. Po ata të postës, ku i kishin sytë, që u plaçin gavat, siç u kanë plasur?! Po mirë posta, por pakua udhëtoi nga qyteti me satën, me korierën e zonës deri të posta e fshatit? Nuk e hapi njeri apo kishi frikë se mos ishte ndonjë bombë dhe bëntë hatanë!? Po Niqifori që ndan gazetat nëpër fshat?
“Aaa, shoku Mimi, Niqifori nuk sheh nga sytë .Është qorr derëziu!Ndaj I kanë dhënë një puë të lehtë më atë çantën e zezë prej meshini në kurriz dhe shkopin në dorë… -u hodh i besuari tjetër.- Ju të gjithë e dini. E dinë edhe gurët e fshatit këtë për Niqiforin,… shoku Çerçel .
“ E di!-tha prerë I madhi I të besuarve.Por nuk ju prit:
“ Po kur rrahu me shkop sekretarin e birosë së koperativës? Si, i erdhën sytë, apo i kishte me bateri? Ti më thua:”Lere Niqiforin, shoku Çerçel!!”….Pse ta lë.? Si ta lë? Nuk e lë hiç! More vesh? Mora, thuaj!
“Ishte tjatër punë ajo e drurit që i dha shokut Bardhil për çështje nderi,-shoku Çerçel .,- u hodh i besuari i tretë.-Siç na tha Niqifori kur i kërkuam të bente autokritikë në biro. Na tha se i kish ngacmur gruan te magazina…Aq llafi!
“Gruan? E di. Kështu tha. Atje, nuk isha edhe unë? Ç’na tregon tani? Partia i di të gjitha.Po ama sekretarin e birosë e kopanisi mirë te zyrat por pakon, pakon me mina, nga Amerika, nuk e dalloi dot se ç’kishte brenda! Dhe ti më thua, Niqifori është qorr! More vesh? Mora, thuaj!..
“Nuk lejohet të hapet pakua e botës e nisur me postë-i tha i besuari tjetër që ishte ulur pranë dritares.-Ka kush i shikon ato gjëra që, në qytet. Kjo është sekret, ju e dini. Ka të besuar që merren me letrat e dyshuara, për ideal të partisë…”
“ Që mos të na kalojë miu nëpër mustaqe, siç ka kaloi kjo pakua me zile armike dhe orë brenda”, Ju e dini këtë.
Debat pas debati, megjthëse kishin ikur edhe dritat, siç iknin me orë të tëra çdo natë, të besuarit, e vijuan mbledhjen me dy qirinj deri në mesnatë.
***
Të nesërmen, në oborrin e shkollës u shfaqën tre burra. Nga të ‘besuarit’, sigurisht. Ata hyjnë direkt në sallën e mësuesve dhe më pas, në drejtorinë e shkollës ku bënë një mbledhje ‘rrufe’.
Duket ishte llogaritur mirë koha e pushimit të gjatë të nxënësve për një mbledhje në drejtorinë e shkollës.
Koha e pushimit të gjatë kishte skaduar por askush nuk i binte ziles së bukur me tingëllimë të veçantë. Pushimi I gjatë aq i mirëpritur nga nxënësit dhe vetë mësuesit e shkollës së madhe, po zgjaste në një kohë si asnjëherë, në 30 minuta .
Nxënësit vazhdonin pushimin të shpërndarë jashtë shkollës, gjithandej në oborr po edhe jashtë mureve të shkollës.
Pikërish në kohë të pushimit të gjatë, kur të gjithë prisnin për t’u rreshtuar pas tingëllimës se ziles së vçantë; u dëgjua jo zilja por një bilbil. Ishte bilbili i mësuesit të fizkulturës .
Mimi Çerçeli kishte udhëzuar drejtorin për të dhënë komandën në oborrin e shkollës me bilbil dhe jo më, me zilen armike.
-Rreshtohuni! Sipas klasave!-u degjua zëri i drejtorit, Janaq Karvuni..
Nënësit u vendosën në rreshta sipas klasave. Kjo shkollë aso kohe, ishte ndër më të mëdhatë në rreth dhe oborri i mbushur me kuadratet e klasave të rreshtuara për dy, krijonte një pamje ceremoniale. Shamitë e kuqe të pionierit, e bënin edhe më ceremoniale pamjen.
Mësuesit qëndronin si përherë në një pod betoni disa shkallë përballë oborrit që po gumëzhinte nga zërat e gëzueshëm të nxënësve.
Të tre burrat e ardhur më mision enigmatik për nxënësit, u ngjitën në podin e mësuesve.
-Qetësi! Qetësi!-foli drejtori i shkollës.
Pastaj ai bëri dy hapa para.
-Nxënës dhe mësues , sot kanë ardhur midis nesh shokët e partisë të kooperativës që do të thonë disa fjalë me rëndësi që lidhen me luftën e klasave.
Ai që do flasë, është shoku Mimi Çerçeli.
Shumë prej nxënësve e njihnin këtë njeri si marangoz në fshat që riparonte dyer e dritare, samare të mushkave të kooperatiës dhe kularët e qeve apo pendët e qeve për të lëruar arat e fshatit në Shëndëlli. Por ata nuk dinim shumë për gradën që kishte edhe në partinë e fshatit dhe kooperativës.
Në këtë klimë qetësie, para nxënësve u shfaq Mimi, shtatlartë , me syze optike të trasha të cilat i hoqi dhe i vendosi disa herë mbi samarin e hundës. Nxënësit e ‘lexuan’menjëherë zymtësinë e këtij njeriu.
-Shokë mësues edhe nxënës, e dini përse ju kemi mbledhur sot?-tha shoku Mimi.
-Joooo-u dëgjun në kor zëra nga nxënësit,
Atëhere, ai mori një qëndrim edhe më solemn dhe zgjati dorën para si të imitonte bustin e Leninit.
-Shokë mësues dhe nxënës. -përsëriti ai.-Partia, është e shqëtësuar se armiku i klasës, është afruar shumë! Ka ardhur midis nesh!.
Nxënsit heshtën dhe shikuan më të habitur njeri-tjetrin. Në vështrimet e ishte pyetja: ‘armiku midis nesh?!’ .Mbajtën vesh të përqëndrur.
-Armiku i klasës është afruar butë-butë dhe jo vetëm që ka hyrë në fshatin tonë revolucionar, kaq pranë kufirit, por ka hyrë edhe brenda në shkollën tuaj! Domethënë, në shkollën tonë!- breshëroi fjalët me ton ushtarak njeriu i zymtë që nga ai çast i kishtë frikësuar që të gjithë. Nxënësit, po se po, po edhe vetë mësuesit dhe Janaqin, drejtorin e shkollës, për të cilin ata kishn simpati si njeri i butë.
Një zhurmërim mbytazi erdhi nga kuadratet me rreshtat e nxënësve në oborr.
-Po-po!-vazhdoi ligjëratën njëriu i besuar.
-Ka hyrë në shkolllë që ç’ke me të! Ka hyrë pa pyetur për vigjilencën tonë! Ka hyrë pa pyetur as për drejtorin e shkollës, shokun Janaq. Bile, pa u marrë leje as mësonjëseve komunistë…
Heshtje varri. Sytë e të gjithëve ishin ngulur si heshta mbi njeriun e zymtë me emrin Mimi Çerçeli dhe pastaj mbi fytyrën e trishtuar dhe të përvuajtur të drejtor Janaqit.Drejtori kishte në fytyrë një përvuajtje, që të kujtonte portretin në skulpturë “I urituri” të skulptorit të madh, Odhise Paskali.
-Si erdhi,?-Nuk pyesni, sesi?!- tha ai dhe nxori nga brezi, në vendin ku mbahej tradicionalisht koburja,. një sqepar me bisht të gjatë.
Nxënësit ndiqnin gjithë frike rrëfimin e tij dhe skenën e frikshme që rrëfente i besuarit, duke mos ia ndarë sytë sqeparit që për sytë e të gjithëve, ndryshe nga raste të tjera po ta shihnin, tani dukej vërtet i tmerrshëm. Si një giotinë nga ato që kishin mësuar në kapitujt e lëndës së historisë së mesjetës.
-Armiku erdhi që nga Amerika.-vijoi Mimi.- Hyri në vendin tonë në formën e një pakoje postare, nga jashtë shtetit. Më pas, udhëtoi me makinë në qendër të rrethit përsëri në formen e pakos dhe mori rrugen për në fshatin tonë. Po pastaj?-pyeti duke parë nga nxënësit njeriu me sqepar.
-Pastaj, pakoja hyri në shkollë me formën e një zileje që bie për fillimin e mësimit dhe mbarimin e orëve të mësimit !…..Një zile armike…një zile amerikane ,kapitaliste, e lyer me flori për të na marrë mendjen…Siç edhe na e mori. ! More vesh? Mora, thuaj! Dmth, armiku , ose i arratisuri në Amerikë, na njofton nëpërmjet ziles së tij, se kur do të nisë dhe kur do të mbarojë ora e mësimit në shkollën e fshatit tonë…! More vesh? Mora, thuaj!
Fjalimi i tij i tmerrshëm vazhdoi edhe më tej:
– Po kështu, edhe ora e madhe që këni varur në mur, në hyrje të shkollës, është ora e nisur nga dora e armikut të klasës, arratisur ngë kufiri për të mbërritur në Amerikë, te imperializëm amerikan që ëshët siç e dimë të gjithë, xhandarri ndërkombëtar i popujve! More vesh? Mora, thuaj!
***
Pëshpërimat erdhën e u rritën dhe zërat e nxënësve të rreshtuar u dëgjuan më shumë me një zhurmëri që vetëm veshët e mësuesve e njohin.
-Por partia -tha njeriu me sqepar,- e zbuloi se në shkollën tuaj ka një muaj që bie zilja e armikut. Bie për të nisur mësimin. Por vigjilenca e partisë sonë dhe e organizatës në fshat, qëndron lart. More vesh? Mora, thuaj!
Befas, ai e ndali fjalimin dhe thirri:
-Miço, sille këtu!
Të gjithë ktheyn kokat pas, nga drejtimi ku hodhi vështrimin shoku Mimi Çerçeli.
Që pas mësuesve u shfaq një njeri që mbante në duar dy blloqe betoni nga ata që përdoren për ndërtime muri të shpejta dhe në krah krahëqafë, një çantë të madhe doku të mbushur më diçka. I vendosi me kujdes kallëpet e çimentos para këmbëve të fjalimtarit dhe bëri anash.
Të gjithë ndiqnin skenën si të ishin në një sallë operacioni ku kirurgu me bisturi në dorë priste pacientin që do të operonte.
-Ma jep!-u dëgjua urdhëri i Mimit të partisë për ndihmësin, asistentin në këtë ‘operacion’ të çuditshëm.
Asistenti me emrin Miço pa nga nxënësit, pastaj nga mësuesit. Futi dorën në çantën krahëqafë dhe nxori prej aty, zilen e re të shkollës.
-Uuuu!-u dëgjua një pasthirrmë e gjatë e nnxënësve në oborr.
-Ma jep këtu!!!-përsëriti Mimi Çerçeli, si trumfator.
Tjetri, i zgjati në dorë zilen e bukur të shkollës . Mimi ia rrëmbeu nga duart ( siç ia rrëmben një copë mishi një qen nga nofullat e shtrënguara të një qeni tjetër).
Pastaj, e vendosi zilen e bukur mbi dy blloqet e çimentos.
Nvënësit dhe mësuesit mbajtën frymën pezull, Ç’do të ndodhte?.
Mimi ngriti lart sqeparin si një giotinë dhe, me sa fuqi që kishte, e goditi zilen e shkollës për ta prishur.
Zilja lëshoi tingullin e fundit për veshët e fëmijeve dhe shkau nga blloku.
Ai e rrëmbeu menjëherë dhe e rivendsi mbi bangon e betonit sic vendoste dikur xhelati qafen e të dënuarit me vdekje para ekzekutimit.
-Naaaaa!-bërtiti Mimi.-Kjo, është përgjigja për armikun e klasës atje në Amerikë.
-Naaaa1 Naaa! Naaaa!-
-Ouuuuuhhh- u dëgjuan zërat e trembur të femijëve të shkollës.
Por Mimi ngadhënjimtar siç ishte, thirri përsëri:
-Miçoooo! Vure këtu tjetrën!
U dëgjua si të thoshte: “Vurë këtu, kokën e tjetrit!”
Nxënës e mësues ndoqën me ankth skenën dramatike. Miçoja e futi sërish dorën te çanta e madhe dhe nxori prej andej dhuratën e dytë që kish ardhur nga Amerika për shkollën e Galishtës: orën e madhe të murit.
Zërat e nxnësve u shtuan.
-Vure këtuuuu!-urdhëroi njeriu I zymtë që po lunate rolin e xhelatit .
Tjetri, e shtriu orën e madhe mbi dy blloqet e betonit, me kujdes si të ishte një gjë e gjallë.
-Se ne i përgjigjemi kështuuuu!-dhuratave të armikut!-dhe nisi ta godasë shumë herë me sqeparin e tij të tmerrshëm orën e murit. Ajo u bë copë-copë në pak sekonda nga goditjet e sqepargiotinës.
Në sytë e disa nxënësve lodronin pika loti.
Ata panë të tmerruar sesi edhe pse ora ishte bërë copë e çikë, njëriu trupmadh i binte pa pushim më myqen e sqeparit vendit ku ishte më parë ora. duke e thërmar betonin që nisi të copëtohej gjithashtu.
Pastaj ai, si i pa të gjithë që kishin ngulur sytë mbi të, nxori nga xhepi i palltos prej shajaku një zile nga ato që i vendoset në qafë një cjapi. E ngriti lart në ajër për ta parë të gjithë.
-Shoku drejtor , kjo, do të jetë zilja e shkollës suaj këtej e tutje!-dhe e tundi në ajër.
-Sa e shëmtuar!- u dëgjua të thoshin disa nxënës nga radhët e para që e ndoqën spektaklin e frikëshëm me sy të çakërdisur nga habia dhe tmerri.
Që nga ajo ditë, nxënësit kur kalonin nëpër oborrin e shkollës, sa herë binte zilja e re, instiktivisht, i hidhin sytë nga vendi ku ishte ‘ekzekutuar’ zilja e bukur dhe mbi murin pranë hyrjes së shkollës, në vendin ku më parë qëndronte ora e madhe. Ndjenin sikur diçka u kishin shkulur me forcë nga shpirti i tyre i njomë.///
Komentet