Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar listën prej 24 futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të shtunën mbrëma. Skuadra e Realit e kompletoi sot seancën e fundit stërvitore, e cila zgjati vetëm 50 minuta, para nisjes drejt Ukrainës.
Zidane i ka ftuar të gjithë 24 lojtarët në dispozicion për finalen e së shtunës, teksa vetëm 18 do të jenë në protokollin zyrtar të takimit me Liverpoolin. Listën e plotë të Real Madridit mund ta shihni në foton e mëposhtme.

Komentet