MADRID – Zinedine Zidane bëri të ditur se nuk do të udhëheqë Real Madridin sezonin e ardhshëm.
Në një konferencë për media në Madrid, 45-vjeçari Zidane tha se fituesit e titullit të Ligës së Kampionëve “kanë nevojë për një ndryshim për të vazhduar fitoret”.
“Mora vendimin që të mos vazhdojë si trajner i Real Madridit, është një moment i çuditshëm, por ky ekip ka nevojë për një ndryshim për të vazhduar fitoret, ka nevojë për një tjetër adresim, një metodologji tjetër të punës dhe për këtë e mora këtë vendim”, u tha francezëve gazetarëve.
Gjithashtu duke marrë pjesë në konferencën për media, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tha se ky është një “vendim i papritur”.
“Pas fitimit të Kupës Evropiane është një vendim i papritur, por ne mund ta pranojmë vendimin dhe ta respektojmë atë”, tha Perez.
Këtë skuadër ai e drejton prej 4 janarit 2016, kohë kur u largua Rafael Benítez. Më 28 maj 2016 fitoi Champions League, e njëmbëdhjeta për Real Madridin. Më 3 qershor 2017 nën drejtim e tij Real Madrid e fitoi kupën e dymbëdhjetë të Champions League, duke u bërë trajneri i parë që e fiton dy herë rresht trofeun e UEFA Champions League. Ndërkohë e fitoi edhe kampionatin vendës dhe atë evropian, çka nuk ndodhte prej 59 vitesh. Më 2017 fitoi Supërkufen e UEFA-s përballë Manchester United. Në fund të vitit fitoi Botërorin e Klubeve, bëhet trajneri i parë që e fiton këtë trofe dy vite rresht. Më 26 maj 2018 fitoi të tretën herë me radhë Champions League. Me këtë sukses ai barazon primatin e Bob Paisley e Carlo Ancelotti, duke u bërë edhe trajneri i parë e i vetëm që ka fituar tri herë rresth Kupën e Kampoionëve/Champions League.
Lajmet që vijnë nga Franca e shikojnë atë trajner të ardhshëm të kombëtares. Megjithatë ky njoftim ka qenë i papritur për të gjithë dhe ngjarjet kanë rrjedhur shumë shpejt.
Në përfundim të konferncës Zidan është duartrokitur nga të gjithë gazetarët. Ai mbetet një trajner i madh, por edhe një ish-futbollist legjendar. Zidan arriti të fitonte shumë me Realin, dhe kjo ndodhi në një kohë fare të shkurtër, vetëm 2 vjet e gjysëm.
Komentet