Te Everton mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Armando Brojës shqetësoi jo pak stafin e klubit të Premier League, por si duket, nuk ka asgjë serioze. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi shqiptar ka marrë një goditje të fortë në shpinë dhe ka optimizëm të madh se ylli kuqezi mund të rikthehet shumë shpejt në fushë.
Në bazë të raportimeve më të fundit në Britani, Armando Broja mund të jetë gati fundjavën e ardhshme, ose më së largu pas dy javësh. Gjithçka mbetet të vlerësohet ditë pas dite, me stafin mjekësor të Everton që po monitoron nga afër situatën, ndërsa në vijim pritet të mësohet diçka më shumë.
Për Brojën ky sezon ka qenë mjaft i vështirë, pasi vinte nga një periudhe e gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe sërish i është dashur të përballet me një lëndim. Pas rikuperimit, 23-vjeçari luajti 25 minuta ndaj Arsenal, 21 minuta ndaj Cityt, ndërsa në dy sfidat e fundit të Everton, ato ndaj Bourenmouth dhe Nottingham e nisi si titullar. Te Everton, Broja shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës, për pjesën e mbetur të sezonit. bw
Komentet