Vajza e politikanit opozitar rus Boris Nemtsov, i cili është vrarë, ka pranuar çmim prej 1.1 milion dollarësh në Poloni për fushatë për demokraci dhe të drejtat e njeriut.
Zhanna Nemtsova, 31 vjeçare, ka marrë çmimin Lech Walesa Solidary, në ceremoninë që është mbajtur në Varshavë. Çmimin ia ka dorëzuar presidenti i Polonisë Bronislaë Komorowski.
Këtë çmim e jep Ministria e Jashtme e Polonisë.
Nemtsova është larguar nga Rusia që në shkurt, kur iu vra babai i saj.
Në korrik Nemstova njoftoi se po e lë punën e saj si gazetare për median ruse RBK, për t’iu bashkuar zyrës së Deutsche Welles në Bon, si gazetare për departamentin rus.
Ajo thotë se ka marrë kërcënime në Rusi, pasi ka bërë presion për hetime të mëtejshme për vrasjen e babit të saj.
Boris Nemstov u vra më 26 shkurt afër Kremlinit, nga vrasës ende të panjohur.
Komentet