Voal.ch po i sjell lexuesit paraqitjen në Kuvend të kandidates për Ambasadore në Malin e Zi. Ajo është Zhaklina Peto, ose ndryshe ish bashkëshortja e Bledi Çuçit, aktualisht Ministër i Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës dhe bashkëshorti aktual i Delina Ficos, ish bashkëshortes të Edi Ramës. Zonja Zhaklina Peto vjen nga fusha e drejtësisë. Deri pak kohë përpara kishte të tjera ambicie pasi garoi për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, por më pas u dha lajmi se u tërhoq nga gara. Shtypi i Tiranës shkruante se kandidatja Zhaklina Peto, ishte një histori e paprecedentë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikoi dhe ka fshehur pasurinë. Me këtë profil kësaj here Zhaklina Peto është kandidate për Ambasadore të RSH në Malin e Zi.
Siç do ta shihni, Zhaklina Peto mbështet Ballkanin e Hapur, pasi paraqitja e saj u bë kur Balkani i Hapur ishte ende në fuqi dhe kryeministri Rama nuk e kishte hedhur ende në kosh të plahrave. Merreni me mend se sa janë lodhur shqiptarët duke u marrë me një mall rreckurinë që në fund dora vetë e hodhi në koshin e sendeve pa vlerë, por për tre vjet e promovoi si gjetje dhe zgjidhje.
Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Nisma Open Balkan ogur i mirë, shpresoj që shumë shpejt të realizohet –
Redaksia 9 Qershor
Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.
‘Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor.
Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve. Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë.
Dy vendet tona kanë interes, po thuajse në të njëjtën linjë si anëtare të NATO, sigurisë, pikëpamja mbi Rusinë, Kinën dhe emigracionin e ligjshëm. Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm I bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.’- tha Peto./Shqiptarja.com