Voal.ch – Zhaklina Dhimojani Blätter është një emër shumë i njohur dhe i respektuar në komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.
Zhaklina zakonisht është shumë e rezervuar dhe diskrete, por kësaj here duke vendosur në qendër të vemendjes rëndësinë e familjes, Zhaklina ndan në Facebook lajmin se bashkëshorti i saj Stefan Blätter, komandant i Policisë Kantonale të Bernës është kandidat i Zvicrës për Komitetin Ekzekutiv të Interpolit. Më poshtë po sjellim statusin e Zhaklinës në rrjetin social:
“Të nderuar miq,
Niçja thotë që është dashuria e familjes që shndërron një ngrehinë me tulla e çimento në një shtëpi të ngrohtë. Një familje e shëndetshme është themeli i një shoqërie të suksesshme.
Unë jam krenare me familjen time, bashkëshortin Stefan dhe vajzën Alexandra, dhe lidhjen tonë të fortë që na ka mundësuar të tejkalojmë çdo sfidë.
Unë dhe Stefani jemi një skuadër. Ai më ka mbështetur në shumë nisma të miat në Zvicër dhe në Shqipëri. Unë e kam mbështetur atë në shumë të tjera.
Si akademik dhe ekspert i së Drejtës Penale dhe Kriminalistikës dhe si Drejtues i Lartë i Policisë në Zvicër, për të siguria e individit dhe shoqërisë është tejet e rëndësishme.
Për këtë ai ka ndërtuar nje rrjet bashkëpunimi në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar duke punuar çdo ditë për një Europë më të sigurtë dhe më bashkëpunuese.
Së fundmi, Zvicra e ka emëruar tim shoq si kandidat të sajin për Komitetin Ekzekutiv të INTERPOLIT për postin e Përfaqësuesit për Europën.
Stefani e meriton të jetë pjesë e këtij Komiteti të rëndësishëm dhe shpresoj t’i jepet mundësia ta shndërrojë vizionin e tij në realitet.”
Komentet