Kroatët të djelën e ardhshme shkojnë në kutitë e votimit. Me 22 dhjetor të këtij viti (2019) në Kroaci mbahen zgjedhjet presidenciale. Përveç, Presidentes aktuale të Kroacisë, znj. Kolinda Grabar -Kitaroviç, politiloge me profesion dhe një intelektuale ose profesioniste e shkëlqyer ose tepër brilante në fushën e njohur të politikës dhe diplomacisë: Kandidaturat e tyre për postin e lartë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, i kanë paraqitur ose prezantuar edhe z. Shkoro, z. Millanoviç, z. Xhapiç, z Babiç, z. Juriçan z. Kovaç z. Kollakushiç, z. Pernar, znj. Oreshkoviç dhe znj.Peoviç.
Se këndejmi, po t’u referohesh shkrimëve, veprave (librave), studimëve dhe analizave të shumëta shkencore ose metodologjike të profesorëve ose akademikëve të shquar kroat të Fakultetit të Shkencave Politike të Univerzitetit të famshëm të Zagrebit si Ante Pazhanin, Zdravko Posavec, Zharko Puhovski, Livija Kardum, Davor Rodin, Jovan Miriç, Dushan Billanxhiç, Zdravko Tomac, Prpiç, Laloviç , Sterpiç, Stipetiç, Dubravica, Lerotiç, Smajlagiq, Kolakoviç etj. : Pos tjerash, mund të mësojmë mbi shfaqjen dhe manifestimin e ideve dhe teorive shkencore ose politologjike në Kroaci në shekullin XVI (16) nga ana e filozofit dhe dijetarit të shquar kroat, I. Severitan Polikarpit, në kuader të veprës së tij “Samovlast” (Vetqeverisja ose Vetpushteti) me 1552. Pa e harruar këtu veprën e njohur të Franjo Petriçit “Sretan Grad” (Qyteti i Lumtur) me 155O, të N.V. Guqetiçit “O ustrojstvu drzava”( Mbi rregullimin e shtetève) me 1591 etj. Ndërkaq, Juraj Krizhaniç, si njeri prej arkitektëve ose ideologëve kryesor të Levizjeve të njohura ilire ose patriotike në Kroaci si “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Ilirski Preporod” (Rilindja Ilire) , “Nova Ilirija” (Iliria e Re) etj., në vitin 1666 e kishte publikuar veprën e tij të njohur me titull “Politika ili Razgovori o Vladateljstvu” (Politika ose debatët mbi udhëheqjen ose pushtetin). Në Varazhdin, me 1769, do të ngritët ose themelohët institucioni i njohur politiko-kameralist mbi modernizimin ose avansimin e udhëheqjes me popullin (kombin) dhe shtetin.
Ndonëse, termi ose nocioni shkenca politike (politicke znanosti) për herë të parë në Kroaci, është pèrdorur ose aplikuar nga Stjepan Vranqiç me 1772.
Ndërkaq, me themlimin e Univerizetit të Zagreit (1874) do fillojë edhe ngritja, arsimimi dhe afirmi i elitave të njohura intelektuale, kulturore, politike, shkencore ose akademike të Kroacisë. L. Poliç asokohe do i ligjëroi historinë e shkencës mbi shtetin, atë mbi të drejtën zgjedhore ose elektorale, mbi zhvillimjn dhe modernizimin e mendimit politik etj. Përderisa, itelektualët ose dijetarët dhe politikanët e njohur kroat si Ante Starçeviç, Stjepan Radiç, Lozovina, Prica, Makanec, Andriç etj….Do kenë ndimime ose influenca të shumëta dhe të shumëfishta në zhvillimjn dhe afirmimin shkencor ose pluralist të konceptëve, mendimëve, ideve dhe teorive të njohura shkencore, politologjike ose humaniste gjatë shekujve XIX (19) dhe XX (2O) në Kroaci dhe më largë.
Me 1962 ndërkaq, në kuader të Univerzitetit të Zagrebit, do ngritët ose themelohët Fakulteti i Shkencave Politike (Fakultet Politiçkih Znanosti)- si njeri prej fakultetëve të para, më të njohura dhe më të specializuara në fushën e politologjisë ose shkencave politike në ish Jugosllavi dhe shumë me largë.
Ndaj, meqè me nocionin ose termin ‘politike’ ose ‘politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me rendin kushtetetues ose juridik si dhe institucionet e njohura shtetërore, qeveritare ose politike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Në këtë kontekst, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike. Gjithënjë duke menduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Kroaci ku Znj. Grabar Kitaroviç dhe z. Mirosllav Shkoro, i kanë gjasat më të mëdha për postin ose funksioinin e Presidentes ose Presidentit të ri të Kroacisë.
Ndrydhe nga kjo, përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur dhe të garantuar ligjore, ekzekutive, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike ,gjeografike, historike, politike, administrative, juridike etj. Shteti, presidenti (presidenca), qeveria, parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së njohur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive të njeriut, popullit (kombit),shtetit dhe shoqërisë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, sociofetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat (mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera.
Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër do mund të quhej (definohej), konceptohej dhe përceptohej si syzim, bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim (konvencionalizim) ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të sotme në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, arsimore, lulturore, industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike etj. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo ? Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe si ” biehorvinizem ose feminizëm shkencor”, si ” fat tè përgjithshëm” ( global ose kolektivë) , si manifest tè ri shkencor, humanist dhe pozitivist, si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ modern ose bashkëkohorë, si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem ose racional-ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë: Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqerinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëve, raportëve, marëdhëniëve, referimëve, interferimëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “tregun global” të vlerave, resursëve dhe kapitalit të njohur nacional dhe internacional etj.
Aty i kemi edhe ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë së bashku me besimin, intuitën, refleksionet (reflerktimet) ,parandjenjat, përjetimet dhe interpretimet e njohura gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, metafizike, transcendentale, teomaterialiste, antropologjike dhe të tjera të fenomenëve ose “dukurive të larta” qytetare, natyrore dhe mbinatyrore që kanë të bëjnë me kultin e njohur të individit ose personalitetit dhe që kërkojnë studime, analiza, anamneza, ekzamiinime dhe elaborime të thella fetare, psikologjike, antropologjike, sociologjike, filozofike, politologjike etj.
Detyra e një intelektuali politik ose kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, konstituciinale ose politike si Znj. Grabar Kitaroviç, z. Shkoro, z. Xhapiç, znj. Oreshkoviç, z. Millanoviç etj., nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të pushtetit nga administrimi, të kulturës institucionale, konstitucionale ose politike nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ishin ose ekzistonin fare. Detyra e tyre konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartë shtetrore, nacionale ose politike nè përbërjen e se cilës premtimi i saj për lumturi, drejtèsi dhe barazi, mund të realizohet vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture nè kuptimin e gjërë tè fjalës. Ndërkohë, varësia e saj nga rrethanat materiale të shoqërisë ekzistuese dhe të atyre të së kaluarës, ndikon në frustracionin ose negacionin e këtij realizimi. Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar (edhe egalitar) të kulturës shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj., do duhej të vendoseshin ose profilizohëshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Në këtë prizëm, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e shumtë, shkaqet, faktorët, indikatorët dhe predikatorët determinant ose paradigmatik të krizave ose acarimëve të ndryshme individuale dhe kolektive, i kanë gjetur dhe zbuluar të koncepti i arsyes instrumentale, sugjestive dhe subjektive. (Duke menduar nè rivalet ose kunderkandidatèt e Presidentes Kroate, Znj. Grabar-Kitaroviç.) Këtu qëndron mbase edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “industrinë kulturore dhe politike” në raport me “industrinë mediale, emocionale ose propagandistike”.
Ndërkohë që një politikë ose filozofi e tillë politike, bën (ndikon) që shtetin, popullin (kombin) ose shoqërinë moderne ose bashkohore, t’ i vën ose vendos përballë një galimatiasi ose mish-mashi tè fragmentarizuar dhe determinuar, pa asnjë lidhje politike, organike, koherent ose empirike me njeri-tjetrin, ku populli (kombi) shtetit dhe pushteti ose autoritetët e shtetit, nuk mund të përceptohen dhe anticipohen si një tërësi unike, koherente dhe harmonike. Dhe, kjo çon patjetër në një regresion ose stanjacion të pëgjithshem ku populli ose qytetarët janë të programuar ose detyruar të pranojnë një politikë insolvente pa sens, pa takt, pa kuptim si dhe pa një zhvillim koherent, aparent dhe transparent. E cila në rastin konkret paraqet një “kohësi hapësirore ose gjeografke” e cila i ngjason gjithëmonë tè njejtès ose identikes (vetvetès) dhe e cila kontribuon në mënyrë të “përsosur” në përforcimin e “status quo-së politike” si një fat tè paevitueshëm individual dhe kolektiv. Zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër në politikën moderne ose bashoohore, është në të vërtetë recidiv, revizion, riciklim ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regullimin e kaluar në tërësinë e tij.
Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se shteti dhe kombi i njohur kroat, e dijnë mëse miri se kujt duhet besuar postin ose funksionin e Presidentes ose Presidentit të Kroacisë në një kohë kur roli, ndimimi dhe pozicioni i njohur politik, ushtarak strategjik dbe gjeopolitik i Kroacisë si anëtare e Natos, UE-s, OKB-s etj. Respektivisht, si fuqi e njohur rajonale dhe strategjike, asnjëherë si të thuash nuk ka qenë me i madh dhe më i rëndësishë . Për Kosovën dhe shqiptarët-sidomos.
Komentet