…na ishte një lumë që dikur u kthye në dritë. Ndaj që të bënte edhe më shumë dritë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën u desh Bela e Pasqyrave dhe e Erashkave që gjithçka që sjell natyra të kthehej në energji e dritë, të ndriçonte!
Eh, çnuk e gjeti shqiptarin e gjorë që të mos vazhdojë e t’i dëgjojë përrallat e në mos të bëjë humor edhe në ditët më të këqija për vendlindjen e vet sa herë që ka në krye diktatorë dhe autoritarë që e qeverisin. Nga “Fanari i Pashuar” buzë Adriatikut prej regjimit të Hoxhës dje, sot ose të paktën deri në vitin 2030 “Parku Eolik” i Zadejës do të mbahet mend si vepër e Rilindjes Socialiste që i bën shqiptarët popullin me kulturë të gjelbër e globalistë në muajt e ardhshëm të një fushate zgjedhore dhe i fut ata në Evropë.
A është kjo një ëndërr-përrallë brenda BE-së që po na tregon Rilindja Socialiste apo shqiptarët në sytë e tyre janë aq “injorantë” sa akoma të mos e ndajnë dot propagandën nga shkenca dhe korrupsionin nga kriza e sistemit?
Nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh për rrezen e dritës, për burimet ujore, për erën edhe për atë se si kjo dhuratë e natyrës shndërrohet në energji. Por që paranë e marrë nga energjia ta kthesh në varfëri dhe shpopullim që shqiptarët ta gjejnë gjetiu mirëqenien, kjo gjendje e mjeruar në mendësi po vërteton se keq qeverisja e korruptuar e cila shkon nga një mandat në tjetrin vetëm duke pasuruar elitën dhe tregon se Shqipëria po drejtohet nga një doktrinë dhe nga një sistem mashtrues në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.
E renditëm këtë arsyetim për të kuptuar se çfarë rreziku sjell heshtja kur mungon transparenca dhe sundon heshtja përballë shpenzimeve marramendëse dhe të tepruara me projektet që ideon dhe zbaton një qeverisje e korruptuar duke përdorur buxhetin e shtetit si dhe fondet e BE-së.
Parku Eolik i Zadejës është miratuar me një VKM të Këshillit të Ministrave më 9 Korrik, 2021 si një central gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër, nga KESH, sh.a. (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare). Diga e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër shtrihen për 4 vjet si projekt që prej datës së miratimit, ku 2% e sasisë vjetore të prodhuar të energjisë elektrike ose konvertimin i saj në vlerë monetare i jepet ministrisë përkatëse.
Pra jemi rreth 8-9 muaj nga afatet e vendosura. Një para e shpenzuar ku në muajt e ardhshëm të fushatës elektorale Rilindja Socialiste do të fillojë të flitet për arritjen dhe kjo veçanërisht banorëve në zonat e qarkut të Shkodrës se sa “seriozisht” janë kryer veprat dhe mbajtur premtimet. Në muajin Korrik 2021 me daljen e VKM u fol se përfituese do të ishin 1900 familje nga shfrytëzimi i burimeve të gjelbra.
Por tani pas premtimit 48 mujor deri në periudhën e mbetur a thua se në atë zonë popullsia të jetë shtuar dhe familjet shqiptare atje të jenë bërë më të interesuara dhe më të lidhura me tokën, prodhimin bujqësor apo veprimtari të tjera ekonomike?
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe zona e Vaut të Dejës po shpopullohet, sepse nuk ka punë, rinia është larguar, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka shkolla dhe nuk ka infrastrukturë.
Le të vijmë në faktin e rëndësishëm të transparencës ose kontrollin që edhe opozita e përgjegjshme e ka për detyrë ta ushtrojë, të ndërgjegjësojë publikun përmes informimit dhe fakteve të cilat media mund t’i ndjekë saktësojë dhe t’i jepet haku palëve qoftë me duartrokitje apo qoftë edhe me ndëshkim vote për premtimin dhe përgjegjësitë.
Për problemin në fjalë qëndrojnë dy kosto. Njëra e miratuar nga qeveria dhe tjetra e propozuar dikur nga oferta në rast se do të zbatoheshin kushtet e pjesëmarrjes me konkurrencë e lirë mes palëve të interesuara për projektin dhe kostoja për projekte të ngjashme është disa herë më e lirë.
Vlera e miratuar me VKM për Parkun Voltaik u bë 8.3 milion € kundrejt një vlere prej 5 milion € që mund t’i kushtonte privatit.
A ka shpërdorim, përvetësime apo pjesë të tjera shtesë në projekt që duhen qartësuar.
Këtë e ka kërkuar Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi dhe e ka kallëzuar në SPAK, përsa kohë zv/kryeministrja Belinda Balluku ende nuk ka dalë me një qendrim për ta saktësuar çështjen në fjalë.
Heshtja për paranë e shpenzuar nga buxheti i shtetit është mos respekti për paranë e qytetarëve dhe arroganca që shpreh pushteti dhe keq qeverisja.
Për të mos u zgjatur le të krahasojmë premtimin e vitit 2021 dhe diferencën e 5 milion € që opozita po i kërkon për transparencë në kohën edhe kur buxheti i shtetit për vitin 2025 u kaluar me forcën e kartonit 75 ndaj 24 kundër, shprehje e indiferencës për shpenzimin dhe e arrogancës për konsultim dhe përmirësim të shpenzimeve për buxhetin gjatë vitit 2025.
Balluku e mbronte në muajin Dhjetor të 2021 Parkun Eolik si të tillë: “Këtu do jetë një park i integruar i prodhimit të energjisë elektrike. Me energjinë elektrike që prodhohet nga uji, një nga hidrocentralet më të hershme të ndërtuara, me energjinë e prodhuar nga panelet që është hapi i dytë, më pas me panelet lundruese të cilat do t’i vendosim në basenin e këtij hidrocentrali dhe më pas me ato eolike. Kështu që do kemi një kompozim të të gjithë burimeve të mundshme të gjelbra. Nuk janë thjesht prodhim energjie i shtuar që i shtohet sistemit tonë, por është prodhim energjie i gjelbër. Vau i Dejës do kthehet në një park të integruar energjetik të prodhimit të burimeve të gjelbra
“.
Me këtë lloj projekti qeveria shqiptare na shfaqet interesante apo mashtruese në dyert e BE-së?
Pikëpyetja është e madhe pasi më 23 Tetor, 2024 gjatë një konference të përbashkët për shtyp nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Rama u dha një konferencë për shtyp ku “Parku Eolik” i përket nismës së dytë të planit të investimeve për Ballkanin Perëndimor ku Ursula von der Leyen u shpreh se:- “Punën për këtë plan investimesh e kemi filluar 4 vite më parë. Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobiluar investime prej 1.4 miliard eurosh me fokus të fortë tek tranzicioni drejt energjisë së pastër. Ju e dini që Bashkimi Europian ka filluar punën për atë arritur neutralitetin ose asnjanësinë e karbonit deri në vitin 2050, ndaj është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme bashkë me ne. Megjithatë për Shqipërinë, kjo nuk ka për të qenë sfidë veçanërisht e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë. Prandaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidership që ju keni në këtë fushë. Në fushën e energjisë së rinovueshme, për shembull ne kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës me energji diellore, shpresoj ta kem thënë siç duhet Vaun e Dejës, pra mbi lumin Drin. Është i pari i këtij lloji në rajon”.
Kjo është një deklaratë e fortë në gjithë përmbajtjen sepse tashmë flitet për para dhe mekanizma financiare ndërkombëtare ku partneriteti mes shteteve ka përgjegjësi për përdorimin e fondeve që burojnë nga taksapaguesit e një grupi shtetesh siç është BE-ja.
Mes Bardhit apo Ballukut 5 milion € janë si një pikë uji në fondet që akordohen prej institucioneve financiare ndërkombëtare si ndihma apo kredi. Por kur krahason dy çmimet mes qeverisë dhe ofertës së privatit në qindra projekte që ndërmerren për tu realizuar në ekonominë, bujqësinë, transportin, shëndetësinë, arsimin shqiptar shqetësimi bëhet i madh. Kjo duket tani si një betejë e hapur përderisa pala e qeverisë jo vetëm hesht, por ajo vijoi me miratimin e një buxhetit 2025, i cili është “2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, duke planifikuar 822,7 miliardë lekë shpenzime, ndërsa totali i të ardhurave arrin në 754,6 miliardë lekë”.
Forca e kartonit e miratoi ndërkohë që Strategjia e një Shqipërie të shpopulluar, apo edhe motoja drejt Evropës 2030 ku politika po rend ta vjelë votën tregojnë një drejtim absurd që nuk është aq i bukur sa dhe rrëfenja ..na ishte një lumë që dikur u kthye në dritë. Ndaj që të bënte edhe më shumë dritë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën u desh Bela e Pasqyrave dhe e Erashkave që gjithçka që sjell natyra të kthehej në energji e dritë, të ndriçonte!
Tani më nuk është fare as frika dhe as blerja e votës sepse Rilindja Socialiste sidomos elita e saj e justifikon mandatin e saj të katërt pas miratimit me forcën e kartonit buxhetin për vitin 2025. Ky mund të quhet buxheti për administratën shtetërore dhe i gjithë atyre institucioneve që i ruajnë marrëdhëniet me të. Por nuk mund të jetë as një buxhet ku të rinjve t’i sigurohet vendi i punës dhe as e të porsa lindurve shëndeti, mirë rritja, shkolla dhe argëtimi.
Mbi këtë strukturë krize që rrënon dhe zhvat, nuk mund të jetë as buxheti i formimit të një familjeje shqiptare në qytet dhe fshat që detyrohet dhe shtrëngohet të marrë rrugën e emigracionit duke patur kokën pas tek prindërit e stërkequr e të rrahur nga pensionet e varfëria dhe çmimet e larta për ushqim, shëndet dhe jetesë. Kur të arrihet butë butë dhe pa protestë si dhe pa e ngritur zërin qytetarët shqiptarë do ta kuptojnë se po ja dhurojnë me duart e tyre qeverisjen, krimit dhe korrupsionit. Kjo do të ishte fatale sepse ta ulësh dinjitetin e njeriut deri në atë nivel sa lëmosha të qeverisjes së korruptuar ta blejë për disa fish vlerën e votës së lirë. Kjo nuk ndodh tashmë vetëm me një raund zgjedhor njëherë në katër vjet, por është kthyer në motiv për të ushqyer pushtetin njëpartiak të cilit edhe pasuritë dhe territori shqiptar i duket si mjet shkëmbimi dhe interesash.
____________
* KUMLLAXHIU- është kryeministri Rama që hesht në tre raste; 1- kur harro get buxheti, 2- përpara drejtësisë dhe 3- për ata që ja punojnë pas shpine.
Aman me kjo e zgjedhura e qyetetit te perrenjasit miranda rira.
Une jam vete nga eshte edhe kjo fshatare qe kur u bon zgjehjet thoshin se bon dot si e oma .
Deri tani eshte marre vetem me rryshfete dhe immoralitet.
Ju lutem mos e votoni prape edhe pse mund te lepije ndonje k… tjetr
vetem ne rrajce mos na ja shofim bojen.