Besart Xhaferri dhe Enton Abilekaj
Në Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarin, ku fitues është shpallur Besart Xhaferri, mes polemikave të shumta dhe akuzave për manipulim të procesit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Enton Abilekaj deklaroi se zgjedhjet duhet të përshëndeten, por tha se Xhaferri nuk duhet të kishte kandiduar sepse do të kalojë moshën 35 vjeç pa e mbyllur mandatin.
“Në këtë vend ku nuk ka votime fare, të bëhet proces zgjedhor, më një anëtar një votë dhe të ketë garë, duhet përshëndetur. Ishte shembull funksionaliteti demokratik. Pati garë.
Alesia Balliu kishte dalë në fotografi me fituesin, e kishte uruar. Mariglen Doçi linte të kuptonte që votat e tij ishin të drejta dhe të tjerat jo. Barbara Doda kishte problemin… Ajo që është e qartë është kjo, ne e dinim, që rezultati ky do të ishte. Besarti do të fitonte, ai ishte favoriti.
Por ajo që dëgjova këtu, më bëri përshtypje. Statuti e ka që ti mund të bëhesh kandidat edhe nëse të mbaron mosha pas disa vitesh dhe 1/3 e moshës mbetet jashtë.
Në këtë kontekst, nëse Xhaferri është 32.5 vjeç, ai nuk duhet të regjistrohej fare si kandidat”, deklaroi Abilekaj.
Komentet