Voal – Opozita e bashkuar dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e përbashkët që konteston zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.
Opozita e bashkuara VV, AAK, NISMA një javë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës e kanë dërguar të premten në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me të cilën e kontestojnë zgjedhjen e tij në krye të shtetit.
Kërkesa është dorëzuar në Kushtetuese nga deputetët Aida Dërguti e Vetëvendosje-s, Bali Muharremaj nga AAK-ja dhe Enver Hoti i NISMA-s.
Deputetët opozitarë që thanë se shumë parregullsi janë të evidentuara në seancën e 26 shkurtit, për të cilat kanë mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ia ka bashkëngjitur kësaj kërkese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur – pra anulimin e atij procesi të zgjedhjes së Presidentit.
Aida Derguti nga VV tha se një nga shkeljet që opozita i konsideron, është prania e 120 deputetëve në sallë, këtu duke pasur parasysh edhe dorëzimin e mandatit nga Ramush Haradinaj, janë gjithsej 119.
Komentet